BE: Marrëveshja “afër”. Serbia: Dy kode për Kosovën!
PRISHTINE- Ende nuk është arritur marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit për telekomunikacionin e Kosovës, ndërsa pala serbe thuhet se ka ofruar një “zgjidhje kompromisi” dhe se pret një përgjigje të Brukselit dhe të Prishtinës.
Në Bruksel shpresojnë se marrëveshja do të arrihet shpejtë, ka thënë Maja Kocijancic për Tanjug - zëdhënëse e përfaqësues së lartë të BE-së, Catherine Ashton.
"Marrëveshja është në fazën e finalizimit dhe shpresojmë se do të arrihet shpejtë”, ka thënë ajo.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot se pala serbe ka ofruar përdorimin e dy kodeve në Kosovë.
"Esenca është që të përdoren dy linja, që p.sh. kur thirrni nga Mitrovica në Krushec, të mos paguani si thirrje ndërkombëtare dhe as nuk keni nevojë t’i sillni numrat thua se është një shtet tjetër”, ka thënë ai.
Vulin shtoi se delegacioni serb kërkoi që në territorin ku jetojnë serbët, Telekomi i Serbisë të jetë provajder dhe që kjo kompani të vazhdojë të operojë dhe fitojë pa probleme kudo ku i ka stacionet.
(m.a/tg/BalkanWeb)