E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google Glass në treg për 300 dollarë?

SHBA- Google Glass mund të hidhen në treg nga fundi i vitit, dhe pajisja e re inovative mund të jetë më e volitshme sesa të gjithë mendojnë. Për syzet e saj të mençura, Google mund ta vendosë një çmim jo më të lartë se 299 dollarë. Mbase ju kujtohet se për Google Glass zhvilluesit kishin paguar 1.500 dollarë për versionin e syzeve të cilat ishin "Explorer Edition".

Sugjerimi se Google Glass do të mund të blihen për 300 dollarë vjen nga Instituti i Kërkimeve Topologjike të Tajvanit, dhe jo nga Google, prandaj lajmi ende mbetet për tu konfirmuar.

Vlerësimi për çmimin e lirë të syzeve të mençura të Google është i bazuar në koston e mundshme të materialeve për krijimin e Google Glass. Për shembull, projektori brenda syzeve kushton rreth 30 deri në 35 dollarë, i cili është krijuar nga Himax Display.

"Ne besojmë se pajisjet të cilat barten do të përballen me valën e parë të rritjes, brenda 1-3 vitesh, kryesisht për shkak të tipareve të tyre inovative, dhe pastaj do të përjetojnë një rritje të shpejtë në fazën e ardhshme, kur tregu të bëhet më i pjekur," deklaroi analisti i Topology Research, Jason Tsai.

Tri javë më parë, Google njoftoi se ajo do të blejë 6.3% të aksioneve në Himax Display. 
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›