E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamëz, sherr mes shoferëve të furgonave, lëndohet lehtë një polic

KAMËZ- Drejtues të furgonave në zonën e Kamzës janë përfshirë sot pasdite në një sherr, arsyet e të cilit mbeten ende të panjohura. 

Mësohet se është dashur ndërhyrja e policisë, për të shpërndarë sherrin. Raportohet se gjatë ndërhyrjes është lënduar lehtë një polic.

Më tej, shoferët e furgonave të përfshirë në sherr janë shoqëruar në polici, për të sqaruar gjithcka ndodhi. Sipas policisë, në vendngjarje nuk ka pasur të shtëna me armë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›