Zhiti uron Kukësin për kualifikimin: Jam fans i juaji
TIRANË- Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti, uroi skuadrën kuksiane të futbollit me rastin e kualifikimit për konkurimin të mëtejshëm në Europa League.
Në një mesazh drejtuar sportistëve të Klubit të Futbollit të Kukësit, Presidentit, Safet Gjici dhe të gjithë sportëdashësve, Zhiti shprehet se “rekordi i fitoreve të skuadrës së futbollit të Kukësit përbën një ngjarje të rrallë në sportin shqiptar në përgjithësi, sepse ka zgjuar interesimin e jashtëzakonshëm të publikut shqiptar në Shqipëri e në rajon si dhe të publikut europian. Këto fitore janë meritë e futbollit shqiptar dhe veçanërisht e kuksianeve si arritje e bukur”, shprehet ministri Zhiti, duke e konsideruar veten si fans të skuadrës së Kukësit.
(m.a/BalkanWeb)