E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Menaxhimi i integruar i kufijve Kosovë-Serbi negociata shtesë

BRUKSEL- Menaxhimi i integruar i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkon kohë dhe negociata shtesë nëse synohet një marrëveshje eventuale. Kështu ka deklaruar Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Catherinë Ashton, sipas së cilës për këtë temë ka nevojë të vazhdojnë diskutimet.

“Mendoj se rreth kësaj çështjeje është diskutuar, por për këtë temë do të bisedohet edhe më tutje”, ka thënë Kocijançiç, cituar nga Radio Europa e Lirë.

Duke mos shpalosur shumë detaje të pikave që janë të pranueshme dhe të papranueshme për palët në bisedime, Kocijançic thekson se kjo temë ka nevojë të trajtohet në të ardhmen.

Ndërkohë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, kryenegociatore e palës kosovare në dialogun me Beogradin, thotë se pozicioni i Prishtinës mbetet i pandryshuar dhe se çdo marrëveshje eventuale, sipas saj, do të jetë mbi parimet evropiane dhe e nivelit ndërshtetëror.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve Prishtinë - Beograd pritet të mbahet më 30 nëntor, në Bruksel.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›