E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, Rama promovon ‘Kurbanin’: Libri e vërteta ime

PRISHTINË- Libri Kurban’, i kryesocialistit Edi Rama mbërrin në Prishtinë. Libri është promovuar nga vetë Rama në Muzeun Kombëtar të Kosovës mes akademikëve, shkrimtarëve dhe figurave të spikatura të shqiptarëve të Kosovës.

Rama rekomandon lexuesit kosovar që të lexojnë të vërteten e librit dhe jo nga komentet.

“Unë ju kërkoj ju dhe të gjithëve, në rast se ngjallet ndonjë interes për librin nga komentet, merreni të vërteten e tij direkt nga libri dhe mos e krijoni opinionin nga komentet, qofshin nga ato që thonë që libri është shumë i mirë, qofshi nga ato që thonë që libri është shumë i keq. Libri është thjesht një e vërtetë që unë kam dëshiruar që ta rrëfej në radhë të parë si një borxh, si një borxh ndaj gjithë atyre njerëzve që nga afër ose nga larg bën shumë ose pak për mua, por edhe si një borxh ndaj vetes time”,- u shpreh kreu socialist Edi Rama.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Prishtinë, Rama promovon ‘Kurbanin’: Libri e vërteta ime

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›