E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjet ndërtesa, 2 familje në qiell të hapur

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në lagjen Mangalat.

Po sipas policisë, në momentin e zjarrit në banesë ndodhej vetëm Petref Mema me tri vajzat e tij, ndërsa familja tjetër, ajo e Edmod Rrapos, ishte larguar më herët nga banesa.

Policia dhe zjarrfikëset janë lajmëruar nga fqinjët, por flakët e përhapura me shpejtësi shkrumbuan plotësisht ndërtesën.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga e cila fatmirësisht nuk pati të lënduar.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-11-27 11:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›