E Enjte, 5 Nëntor 2026

BE: Mirëpresim armëpushimin izraelito-palestinez

Shtetet anëtare të BE ranë dakord mbi një deklaratë të shkurtër me tre fjali që trajton dhunën në Rripin e Gazës.

Ministrat e Jashtëm të bllokut nuk arritën ta bënin këtë javën e kaluar për shkak të kundërshtimit të Hungarisë.

“Ne e mirëpresim armëpushimin që duhet t’i japë fund dhunës”, theksoi një deklaratë e përbashkët e BE e nënshkruar nga udhëheqësit e saj, që u takuan dje në Bruksel.

“BE do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të rifilluar një proces politik. BE përsërit angazhimin e saj të vendosur për zgjidhjen me dy shtete”, thotë deklarata./ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›