E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Ne 20 vite Shqiperiaka pasur degradim te mjedisit

Te tjera rreth shkrimit Mjedisi 2 mln euro per Shqiperine Bashkimi Europian i ofron Shqiperise eksperiencen per te permiresuar ndotjen e mjedisit i cili ne 20 vitet e fundit ndryshe nga ekonomia ka degraduar.

Ambasadori i BE-se Ettore Sequi ishte i pranishem sot paradite ne mjediset e Univeristetit Bujqesor te Kamzes ku vizitoi laboratorin per Monitorimin e Tokes te Universitetit te Kamzes per te peruruar pajisjet shkencore qe i jane dhene Universitetit dhe Ministrise se Mjedisit. Projekti kap vleren e 2 mln eurove.

Ne 20 vitet e fundit Shqiperia ka perjetuar rritje ekonomike mbreselenese por ka perjetuar gjithashtu mjaft degradim mjedisor. Dhe degradimi perkthehet ne shendet te keq krijon problem te thella te shendetit publik dhe behet barre per buxhetin e shtetit. Degradimi mjedisor nenkupton edhe humbje te potencialit ekonomik humbje te vendeve te punes dhe te ardhurave ne sektore te tille si turizmi riciklimit dhe bujqesia.- nenvizoi ambasadori Sequi duke shtuar se ndotja e mjedisit eshte shqetesim i perbashket.

Ne po sjellim ekspertizen tone per mjedisin. Eshte pergjegjesia juaj te miratoni ligje qe nxisin zhvillimin dhe mjedisin e gjelbert. Eumlshte pergjegjesia juaj per te zbatuar kete vizion theksoi Sequi.

Perfaqesuesi i Bashkimit Europian vuri theksin dhe ne politikat transparente dhe gjitheperfshirese per te rritur ndergjegjesimin per nje mjedis te paster.

Gjate 5 viteve te fundit BE-ja ka dhene pothuajse euro115 milion nga te ardhurat e te taksapaguesve te saj per permiresimin e sistemeve ujerave te bardha dhe te zeza per trajtimin e mbetjeve te rrezikshme dhe forcimin e institucioneve mjedisore.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›