E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Topciu Do ta bejme Pogradecin me qender universitare

Aleanca per Qytetarin Taksa te diferencuara per nxitjen e biznesit

Luan Topciu me nje sere arritjesh si studiues kritik letrar perkthyes e diplomat provon per here te dyte nje gare elektorale dhe meton per here te pare postin e administratorit te qytetit te tij. Ai vjen si kandidature e LSI-se ne kuader te Aleances per Qytetarin me synimin per ti dhene fund qeverisjes socialiste te bashkise.

Zoti Topciu paraqiteni ne keto zgjedhje si sfidant i kryetarit aktual te bashkise. Duhet thene se ne kater vitet e fundit cilesia e jetes ne qytet ka pasur permiresim. shte nder te paktat qytete ne vend qe furnizohet pa nderprerje me uje dhe eshte arritur te ndalet ndotja e liqenit. fare mendoni se eshte tani prioritet per qytetin

Se pari dua te saktesoj se ia faturoni ne menyre te gabuar ish-kryetarit te bashkise zgjidhjen e ujit te pijshem dhe ndalimin e ndotjes se liqenit. Perfitoj nga rasti te falenderoj investimin e qeverise gjermane nepermjet KFW dhe qeverise shqiptare per realizimin e ketyre projekteve vertet te rendesishme.

Sa i perket prioritetit eshte e qarte se zhvillimi ekonomik punesimi dhe varferia jane kercenuesit kryesore te familjes dhe komunitetit pogradecar. Ne do te mposhtim varferine me investime dhe punesim. Qellimi i programit tone qeverises eshte kalimi nga faza e mbijeteses ne ate te mireqenies.

Si e shikoni zgjidhjen e papunesise se larte dhe zbutjen e nivelit te varferise

Strategjia jone konsiston ne mbeshtetjen dhe nxitjen e investimeve private dhe publike clirim e energjise sipermarrese si faktore baze te rritjes ekonomike dhe punesimit. Kjo do te shoqerohet me ndershmeri dhe kompetence ne institucionet publike si tregues qe sigurojne konkurrence te ndershme dhe prodhojne zhvillim. Eliminimi i sistemit autoritar dhe korruptiv i cili eshte faktor mbytes ndaj sipermarrjes pogradecare dhe qe ka frenuar investitoret e huaj. lirimi i bashkise nga interesat private dhe klanore do te fuqizoje sipermarrjen. Bashkia duhet te jete institucioni ku respektohet pa diskriminim interesi privat dhe promovohet interesi publik. Do te stimulojme sipermarrjen e vogel dhe te mesme familjare nepermjet politikes se taksave te diferencuara dhe eliminimin e tyre ne 2 vitet e para te aktivitetit. Kemi prioritet stimulimin e investimeve ne industrine e lehte ndertimit tregtise turizmit arsimit dhe shendetesise. Fillimisht do te behemi nje qytet me qender universitare dhe intelektuale me peshe kombetare. Per kete qellim do te ofrojme terrene ne perdorim afatgjate dhe lehtesira te tjera dy universiteteve me te mira shqiptare ne rankimin qe po fillon dhe nje universiteti perendimor. Ne bashkine nuk e shohim vetem si vend ku administrohet e sotmja por dhe si vendi ku projektojme te ardhmen. Jam bir i ketij qyteti dhe ndiej obligimin qe kam ndaj krenarise qe me ka falur gjate gjithe jetes.

fare do te beni konkretisht per rritjen e te ardhurave nga turizmi

Pogradecaret e kane pare turizmin si nje sektor strategjik por ky vizion nuk eshte mbeshtetur me politika nga kryebashkiaku qe perfundoi mandatin. Turizem ne konceptin pogradecar do te thote me shume se uje diell natyre dhe art kulinar. Se pari vizioni yne perfshin nje turizem komplementar me zhvillimin e disa sektoreve te tjere strategjike. Ne synojme te kthehemi ne qendren e institucioneve politike dhe administrative rajonale force e thithjes dhe rrezatimit te flukseve tregtare financiare dhe informacionale qender universitare dhe kulturore vendin e sherbimeve kurative dhe sanitare te specializuara polin kryesor te arkitektures urbane. Se dyti bashkia do te inicioje nje komitet per nje zhvillim te koordinuar gjate gjithe gjatesise liqenore nga Lini deri ne Bucimas e Tushemisht. Bulevardi Lin-Pogradec qe do te nise nga qeveria shqiptare eshte nje investim strategjik dhe i dobishem ne kete drejtim. Se treti do te bejme te njohur ne nivel kombetar dhe nderkombetar historine antike mesjetare dhe bashkekohore te Pogradecit. Do te luftojme te fitojme statusin e vendit me terheqes per aktivitete kulturore politike artistike dhe te ndonje natyre tjeter.

fare do te beni per disiplinimin e ndertimeve dhe krijimin e hapesirave publike per qytetaret

Urbanizmi dhe arkitektura konsiderohen shpirti artistik i nje komuniteti dhe nje pasuri qe siguron te ardhura konstante per Pogradecin e sotem dhe ate te brezave qe vijne. Do frenojme shkaterrimin urban dhe arkitekturor. Do te ndertojme me planifikim urban qendrat rezidenciale per banim zonat e zhvillimit ekonomik tregtar e financiar dhe zonen e qendres universitare. Do te inkurajojme sistemin e vilave per te rritur individualitetin dhe cilesine familjare te jetes. Do te punojme ngushte me sistemin bankar dhe qeverine shqiptare per stimulimin e kredive te buta afatgjata per ndertim banesash.

Si do te permiresohet infrastruktura rrugore

shte nje situate e rende e infrastruktures se rrugeve ne qytetin e Pogradecit. Kthimi i tyre ne gjendje normale asfaltimi trotuare ndricim dhe gjelberim do te normalizonin peizazhin urban do te ulnin ndotjen e ajrit ne qytet do te lehtesonin jeten e qytetareve. Pas nderhyrjes per rrjetin e kanalizimit te qytetit jane shume rruge te paasfaltuara dhe mjaft probleme te pazgjidhura per shkak te indiferences se autoriteteve lokale. Do te perdoren te gjitha mundesite per te gjetur zgjidhjet optimale per te urbanizuar zona qe nuk e kane ndier asnjehere doren e bashkise se qytetit dhe ne radhe te pare ndertimin e rrugeve.

Cili eshte vleresimi juaj per kandidatin kundershtar

Autoritarizem korrupsion dhe mungese vizioni. Ky eshte perceptimi i gjere qytetar qe e perkufizon z. Shkembi si mbartes i nje modeli oriental ne qeverisjen vendore. Jam i ftuar te kuroj kete virusim te sistemit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›