BE: Ngerci, zgjidhja sipas Kushtetutes Rozeta Rapushi
Shqiperia duhet te zgjidhe ngercin politik ne perputhje me kushtetuten dhe ligjet e saj. Mesazhi kete here, erdhi nga Ambasadori i Belgjikes, te vendit qe ka Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, Makc Mishelsen, i cili beri te qarte edhe njehere se procesi i liberalizimit te vizave eshte teknik, jo politik. Gjate prezantimit te prioriteteve te Belgjikes ne drejtimin e BE-se, Mishelsen, sugjeroi zgjidhjen e ngercit politik brenda nentorit te ketij viti. Ne menyre qe politika shqiptare, ti jape nje mesazh pozitiv vendeve te Bashkimit Evropian ne pergatitjen e statusit te vendit kandidat, i cili pritet te behet gjate ketij muaji. “I bej thirrje politikaneve, te shikojne keto ceshtje ne menyre transparente dhe kushtetuese. Te punojne se bashku, si mazhoranca dhe opozita, per te gjetur nje zgjidhje nga kjo situate. Kane mbetur edhe disa muaj dhe shpresa jone si perfaqesues te Presidences se BE se, eshte se do te kete sinjale pozitive. Shpresoj qe rezoluta te lexohet ne menyre te kujdesshme nga udheheqesit politike dhe partite dhe te perdoret si baza per te ecur perpara”, u shpreh ai. Mishelsen, theksoi se kete mesazh ua beri te qarte edhe lidereve politike te vendit, ne takimet e zhvilluara me to. “Gjate takimeve qe pata me politikanet shqiptare, diskutuam edhe per situaten e brendshme ne Shqiperi. U percolla atyre mesazhin se duhet te kete me teper progres dhe se ne na duhen sinjale pozitive. Prandaj kemi shprehur shqetesimin per ngercin politik ne Shqiperi, ngerc i cili ka te beje me mungesen e dialogut dhe moszgjidhjen e ceshtjeve te mbetura nga zgjedhjet e kaluara. Deri ne nentor, KE do jape opinionin per Shqiperine dhe mbi bazen e tij do te punoje edhe presidenca belge. U bej thirrje politikaneve qe takova, qe ti shohin keto ceshtje ne menyre transparente dhe kushtetuese”, permendi diplomati. Ai kerkoi bashkepunim mes paleve, per te gjetur zgjidhjen, duke theksuar se kane mbetur ende disa muaj nga nentori dhe shpresa e evropianeve, eshte qe te vijne sinjalet pozitive. Sipas tij, pese jane prioritetet e presidences belge ne krye te BE-se, nder to dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian. Per sa i perket liberalizimit te vizave, ai tha se mbeten tre kushtet qe ka vendosur KE, qe duhet te permbushen. “Do te kete nje grup ekspertesh qe do vijne ne Tirane dhe do te vertetojne sa eshte arritur. Ne baze te kesaj, do shikojme si do ecim perpara. Nese do kete sinjal pozitiv kjo ceshtje do shkoje ne nje nivel tjeter pozitiv”, tha Mishelsen.