E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngerci politik: Tryeze bisedimesh PD-PS Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, beri dje propozime konkrete ne lidhje me zgjidhjen e ngercit politik. Pas ftesave te vazhdueshme ndaj opozites per te hetuar zgjedhjet, kreu i qeverise mandatoi dje kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, qe te negocioje per zgjidhjen e ngercit ne perputhje me sugjerimet e rezolutes se Parlamentit Evropian. Madje i kerkoi atij, qe ta kontaktoje menjehere dhe te nise puna me hetimin e zgjedhjeve dhe reformen zgjedhore. “Propozimi im eshte konkret. Astrit Patozi, ka mandat te plote te takohet me Gramoz Rucin, ose me ate qe do te ngarkoje PS, te ulen te diskutojne per konkretizimin e rezolutes. Unw i garantoj opozites, qe ne kemi vullnet te plote per zbatimin e saj. Nese ata kerkojne ta riformulojne komisionin, te ulen dhe ne nuk kemi kundershtim”, tha kryeministri. Sipas tij, transparenca eshte e mundur, gjithnje nese Partia Socialiste bie dakord te nise hetimin. Si pjese e tolerimeve te mazhorances, Berisha tha dje ne mbledhjen e grupit demokrat, qe opozita te ulet ne tryeze dhe ta vendose vete, nese kerkon te amendoje komisionin hetimor aktual te ngritur per transparencen e zgjedhjeve, apo te ngreje nje komision te ri. “Ata do te kene kryetarin, do kene shumicen ne votim. Objektin e ka percaktuar qarte rezoluta, thote hetimin e materialeve te votimit te percaktojne metodiken ne zbatim te ligjit dhe njehere dua te theksoj se nese insistohet per rinumerim te votave menyre absolute, nuk kam asgje kunder rinumerimit te cdo vote te ndryshimit te cdo rezultati. Vecse kjo te nderuar deputete mund te behet vetem mbi bazen e respektimit te plote te Kushtetutes dhe vendimeve te gjykatave”, sqaroi edhe nje here Berisha. Sipas tij, ne rast se kreu i opozites Rama, deshiron ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per kete ceshtje, atehere mazhoranca dhe qeveria jane te prirura dhe te vendosur, te zbatojne cdo vendim te saj. “Nese kerkon t’i drejtohet Strasburgut, qeveria ime cdo jave vendos per zbatimin e vendimeve te gjykates se Strasburgut, sado qe shpesh here jane te dhimbshme dhe shume te kushtueshme. Pra, une mendoj se rezoluta nese nuk bejne sofizma dhe une nuk kam prirje per te bere asnje sofizem, une kam prirje te plote per te zbatuar ne perpikeri se bashku me ju ate rezolute”, tha Berisha. Ai shtoi se po te duan, socialistet le ti drejtohen edhe KQZ-se, te procedoje me kutite votat dhe te gjitha, te krijojne komision, nese deshirojne rinumerimin dhe insistojne te rinumerimi tu drejtohen gjykatave shqiptare dhe te huaja pasi gjykata e Strasburgut prevalon mbi gjykatat e vendit. “Shpresoj deshiroj, uroj te arrijme te fillojme punen per zgjedhjet e ardhshme, te hartohen amendamentet me te mira dhe nuk terhiqem aspak, le ti hartoje opozita keto amendamente ne perputhje me rekomandimet qe ka bere ODIHR-i per zgjedhjet ti votojme ato dhe te shkojme drejt zgjedhjeve te ardhshme si nje shoqeri e lire sic jemi”, theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›