“Të gjitha rrugët rurale dhe dytësore do të jenë të asfaltuara”
Kryeministri Berisha përuron rrugën Gjirokastër - Çajup, 12 km, vlera 3 milionë euro
“Të gjitha rrugët rurale dhe dytësore do të jenë të asfaltuara, gjë që do të jetë në dobi të zhvillimit të turizmit malor”, theksoi dje kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të rikonstruksionit të rrugës Gjirokastër - Çajup , me gjatësi prej 12 km. Gjatë përurimit të rrugës me një fond prej 3 milionë euro, financim i qeverisë shqiptare, kryeministri Berisha garantoi edhe një herë të gjithë biznesmenët që investimet, që do të kryhen në turizmin malor do të kenë zero tarifë për 8 vjet. Kryeministri Berisha theksoi se, “qeveria do të financojë të gjitha projektet e bashkive dhe komunave”. “Ne jemi të gatshëm, që çdo projekt i pushtetit vendor, që paraqitet pranë pushtetit qendror, të financohet pa hezitim nga buxheti i qeverisë shqiptare, pasi ky është programi jonë”, tha kreu i qeverisë.
...