Historiani Arben Puto sjell fakte dhe dokumente per Luften Italo-Greke
Historiani i njohur, Arben Puto, sjell për herë të parë fakte dhe dokumente për Luftën Italo-Greke, përmes librit më të fundit të tij me titull “Lufta italo-greke, diktatorë dhe kuisilingë”.
Në këtë libër tregohet sesi fjalimet e Krujës apo telegramet e Shefqet Vërlacit, u përdoren nga kryeministri grek Caldaris në vitin 1946, kundër shqiptareve, luftës antifashiste dhe qëllimeve mbi Vorio-Epirin.
Ndërkohë që studiuesi Paskal Milo thotë se tema e luftës italo-greke nuk ka qene objekt i studimit monografik, por ai e cilëson këtë vepër si arritje që i paraqet disa fakte të rëndësishme për herë të parë një trioloogji, por ai thotë se ligji i luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë është akoma në fuqi, gjë që dokumentohet edhe me fakte.
Historiani Puto për prezantimin e këtyre fakteve është konsultuar me arkivat italiane dhe ato londineze.
“Lufta Italo Greke” e Arben Putos me nëntitull “Diktatorë dhe Kuislingë”, hap kështu një kapitull të ri që do ngjallë jo pak debat mbi rishikimin e një sërë figurash të historisë shqiptare.