E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi takse kunder ndotjes


Senati i Australisë ka aprovuar një ligj kundër ndotjes së ambjentit, pas vitesh të tëra beteje politike.

Ligji në fjalë, i quajtur Akti për Energjinë e Pastër, do të detyrojë 500 kompani që ndotin ambjentin të paguajnë një taksë për emetimet e karbonit, duke filluar nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.

Votimi në Senat përbën një fitore për kryeministren Julia Gillard, e cila e kishte mbështetur fuqishëm ligjin në fjalë.

Skema është mbështetur edhe nga ambjentalistët, por është kundërshtuar në masë të gjerë nga opinioni publik.

Partitë e opozitës kanë argumentuar se taksa do të shkaktojë humbje të vendeve të punës dhe do të rrisë koston e jetesës.

Liderët e partive opozitare kanë premtuar se nëse fitojnë zgjedhjet e ardhshme, të parashikuara për në vitin 2013, do ta rishikojnë ligjin.

Drafti kaloi votimin fillimisht në dhomën e ulët muajin e kaluar, me 74 vota pro kundrejt 72 kundër. Edhe në Senat diferenca ishte e ngushtë, 36 vota pro dhe 32 kundër, me qeverinë që i kishte varur shpresat tek të Gjelbërit.

Zonja Gillard deklaroi në një konferencë për shtyp se votimi ishte një fitore për ata që kërkojnë fat dhe e ndërtojnë rrugën e tyre duke punuar në sektorin e energjisë së pastër.

“Sot ne kemi bërë historinë. Pas shumë vitesh të mbushura me debate dhe ndarje, kombi ynë e kreu detyrën”, u shpreh Gillard.

Qeveria australiane ka vendosur cmimin fillestar 23.80 dollarë për një ton karbon të emetuar, shifër kjo shumë më e lartë se në vendet e BE ku cmimi varion mes 8 dhe 12 dollarë për ton.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

"Statusi", Berisha: Opozita po na bllokon
"Shqiptarët i merituan vizat"
Wollfarth: Niveli i përfaqësimit të grave, i ulët
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
Kosovë, mblidhet Komiteti i Sigurisë
ACR nuk nis ende punën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›