Shqiperia pa Currin dhe Bulkun ne duart e Xhemos

Shqipëria përgatitet për dy miqësoret e radhës me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë, pa trajner dhe me dy mungesa shumë të rëndësishme.
Stërvitja e parë e kuqezinjve është drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, i cili ka qenë krahu i djathtë i ish-trajnerit Kuzhe, ndërsa aktualisht drejton me sukses përfaqësuesen Under-17. Ndërkohë, sa i përket kontingjentit, Debatik Curri dhe Ervin Bulku nuk do të jenë të gatshëm të luajnë me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë, për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar.
Xhemo, siç njihet ndryshe boshnjaku, e njeh mjaft mirë skuadrën, lojtarët dhe skemat dhe për këtë arsye, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka besuar Kombëtaren, deri në emërimin e drejtuesit të ri të stolit. Vetëm pak ditë më parë, drejtuesi më i lartë i futbollit në vend, kishte deklaruar se Mustedanagiç do të drejtonte ekipin në ndeshjen e 11 nëntorit në Tiranë me Azerbajxhanin, madje edhe nëse në ditët në vazhdim do të arrihej akordi me trajnerin e ardhshëm. Sipas Dukës, nuk premtonte koha që tekniku i ri të niste menjëherë punën dhe ndoshta takimin e parë do ta vëzhgonte nga tribuna, për të krijuar një ide rreth skuadrës. Por, me vonesat e këtyre ditëve, sipas të gjitha gjasave, Shqipëria nuk do të ketë trajnerin e saj as në përballjen e datës 15, në Prilep me Maqedoninë. Praktikisht, kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshje në kuadër të edicionit të ri, edhe pse nuk dihet sa do t’i shërbejnë realisht këto miqësore trajnerit të ri: përzgjedhja e lojtarëve është bërë nga FSHF dhe trajnerit do t’i duhet ta njohë përfaqësuesen në fushat e stërvitjes dhe në lojë. Pra e gjitha mund të rezultojë si kohë e humbur. Megjithatë, mbrojtësi Andi Lila është optimist dhe shpreson se në këto dy miqësore do të hidhen themelet e ekipit të kualifikueseve të Kupës së Botës, “Brazil 2014”. “Sapo mbyllëm eliminatoret e Europianit 2012 dhe tani jemi në një fazë tjetër, ku do të përgatitemi për Botërorin. Shpresoj që në këto dy miqësore të bëjmë paraqitje të mirë dhe pse jo të hidhen themelet për kualifikueset e Botërorit 2014”, tha Lila.
Por, përveç enigmave rreth së ardhmes së stolit, Shqipëria duhet të përballet edhe me dy mungesa të rëndësishme. Kundër Azerbajxhanit dhe Maqedonisë, kuqezinjtë nuk do të kenë shërbimet e mbrojtësit Debatik Curri dhe mesfushorit Ervin Bulku. Curri është i dëmtuar në kofshë dhe rezonanca megnetike e zhvilluar në Turqi tregoi se mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për dy takimet e radhës. Lojtari i ka dërguar rezultatet me postë elektronike (e-mail) dhe pasi i vëzhgoi, stafi mjekësor i Kombëtares i dha leje të mos paraqitej në grumbullim. I dëmtuar është edhe mesfushori i AZAL Bakusë, Ervin Bulku, që nuk do të luajë. Stafi teknik i Shqipërisë ka vendosur të mos grumbullojë asnjë lojtar të ri, por të mbajë ekipin me 21 lojtarët e mbetur.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Fiorentina largon Mihajloviç
Rezultatet e dobëta të arritura në këtë fillim-sezoni, i kanë kushtuar postin e trajnerit të Fiorentinës, ish-lojtarit serb, Sinisha Mihajloviç. Caktohen datat për Napoli-Juventus e Xhenoa-Inter
Napoli-Juventus më 29 nëntor dhe Xhenoa-Inter më 13 dhjetor. Këto janë dy datat e vendosura nga federata italiane e futbollit për t’u luajtur dy takimet e pezulluara të kësaj jave.
Van Marvijk në krye të Holandës deri në 2016-n
Bert Van Marvijk duket se do të qëndrojë në drejtimin e përfaqësueses holandeze deri në vitin 2016. Gëtze në merkato
Mario Gëtze nuk do të largohet nga Borusia e Dortmundit në merkaton e muajit janar. Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’ sipas së cilës, drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë ndërmend që të privohen nga shërbimi i sulmuesit kaq shpejt. Miqësoret, Kapelo thërret Terrin
Xhon Terri do të jetë në ndeshjet miqësore të Anglisë me Spanjën dhe Suedinë. Trajneri i Tre Luanëve, Fabio Kapelo e ka grumbulluar mbrojtësin e Çelsit në skuadër pavarësisht se ai është nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit për fyerje raciste.
Lajmet kryesore
"Statusi", Berisha: Opozita po na bllokon
"Shqiptarët i merituan vizat"
Wollfarth: Niveli i përfaqësimit të grave, i ulët
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
Kosovë, mblidhet Komiteti i Sigurisë
ACR nuk nis ende punën