BE, “OK” anëtarësimit të Kroacisë
Liderët e Bashkimit Europian miratuan anëtarësimin e Kroacisë ne Bashkimin Europian, duke pranuar kështu mbylljen e negociatave për anëtarësim të këtij vendi në union, i cili tashmë është gati të bëhet anëtari më i ri bllokut. Bisedimet e unionit me Zagrebin kanë nisur që në vitin 2005. Lajmi është njoftuar nga agjensia e lajmeve AFP, e cila shkruan se tashmë Kroacia do të bëhet anëtarja e 28-të e Bashkimit Europian në 1 korrik 2013. Sipas së njëjtit burim, liderët e BE-së, miratuan një deklaratë nëpërmjet se cilës kërkohej që të merren të gjitha vendimet e nevojshme në mënyrë që bisedimet e anëtarësimit me kroacinë të përfundonin brenda muajit qershor. Kësisoj, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së miratuan këtë plan kohor dhe në gjysmën e dytë të 2011 -ës, do të nënshkruhet marëveshja e anëtarësimit me kroacinë. Deri më tani, shqetësime ka shprehur para së gjithash franca. Përpjekjet e kroacisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korruspionit, mund të pësojnë rënie pas anëtarësimit, thonë autoritetet franceze. Për këtë arsye, ministrat kanë vendosur që komisioni të hartojë raport progresin deri në anëtarësimin e Kroacisë. Nëse do të ketë probleme , ateherë, BE mund të shtyjë anëtarësimin. Më herët u raportua se një draft- dokument i dalë nga samiti i BE-së, sqaronte se bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë do të përmbylleshin këtë muaj dhe traktati për anëtarësim do të nënshkruhet në dhjetor. Më pas, parlamentet e 27 vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë dokumentin, një proces që pritet të zgjasë deri në qershorin e 2013-ës, atëherë, kur Kroacia edhe zyrtarisht do të jetë anëtare e BE-së.
Shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor-Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi, po ashtu janë në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit.