E Diel, 1 Nëntor 2026

QKSS: Transparenca e FSK-së, në nivel të ulët

Në një raport lidhur me progresin e Forcës se Sigurisë se Kosovës, hartuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Forumi për Iniciativa Qytetare, vlerësohet se transparenca e FSK-së është në nivel të ulët. Më tej thuhet se Komisioni parlamentar për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së duhet të fillojë së shqyrtuari të gjitha kontratat në FSK që kalojnë vlerën prej 1 milion euro.
 

Në këtë raport, po ashtu thuhet se Ministria e FSK-së duhet të kompletojë rekrutimin e komponentës aktive të saj, 2500 pjesëtarë kurse deri në mesin e vitit 2012, Ministria e FSK-së duhet të kompletojë rekrutimin dhe trajnimin e komponentës rezervë 800 pjesëtarë.
 

Po ashtu theksohet se MFSK duhet të sigurojë që rekrutimi i pjesëtarëve të bëhet në bazë të meritave dhe përgatitjes shkollore e fizike të rekrutëve e jo në bazë të preferencave subjektive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›