E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Presidenti i ri, sipas nenit 86 të Kushtetutës, pra i të gjithë shqiptarëve

President i të gjithë shqiptarëve apo President i PD-së? Pas deklaratave të disa ambasadorëve të Bashkimit Europian në lidhje me presidentin e ardhshëm, vjen edhe qendrimi zyrtar i BE. Kreu i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, ka thënë se presidenti duhet të jetë i gjithë shqiptarëve, duke nënkuptuar kështu që ai duhet të zgjidhet me konsensus dhe jo të jetë nga mazhoranca, ashtu siç kërkon Berisha.

Duke lexuar Kushtetutën, e cila është shkruar nga vetë shqiptarët, kam parë se në nenin 86 të saj, presidenti përshkruhet si bashkimi i shqiptarëve. Për sa i përket mekanizmit si të arrihet ky synim, këtë ua lë juve, tha ambasadori i BE në Tiranë, pas një takimi sot me Avokatin e Popullit, Igli Totozani në zyrën e këtij të fundit (foto).

Ndërkombëtarët në Tiranë janë shprehur dendur ditët e fundit per nje president konsensual, nderkohe qe kreu i PD-se, kembengul per nje president te PD, duke thene se keshtu e percakton Kushtetuta.

Topi sfidon Berishën: Nëse Presidenti zgjidhet nga populli, fitoj kundër cilitdo

Ata që kanë frikë për të ardhmen politike pastaj, atëherë është çështje e tyre. Nuk kam faj unë, nëse unë kthehem në obsesion ndaj të tjerëve. Unë jam njeri i drejtpërdrejtë. Atë që e them, e them vet dhe nuk ka nevojë që ta thonë të tjerët, është shprehur Topi ne pergjigje te akuzave te Berishes kunder tij qe jane bere tashme te perditshme. Ish-nenkryetari i PD, sot President, nga ana tjetër e ka sfiduar Berishën, duke i thënë se nëse Presidenti do të zgjidhej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli, atëherë ai do të ishte fituesi i padiskutueshëm ne nje gare hipotetike direkte me vete Berishen. Në rast se, zotërinjtë që kanë në dorë ndryshimet kushtetuese, për të bërë zgjedhjen e Presidentit ashtu sikurse e meriton, nga populli. Nëse do të ketë një ndryshim të kësaj natyre, që zor se do të ketë, sepse janë vet politikanët që i druhen verdiktit popullor, unë do të jem në garë dhe, e ftoj cilindo që të jetë në garë për të marrë verdiktin drejtpërdrejtë nga njerëzit e thjeshtë, nga populli, deklaroi Topi disa dite me pare gjatë nje vizite në Durrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›