Garda shoqëron në polici gazetarin e Shekulli-t për takimin Meta-Berisha
Ndalohet nga Garda e Republikës gazetari i Shekulli-t pasi tentoi të fotografonte jashtë vilës së Ilir Metës një takim të këtij të fundit me kryeministrin Sali Berisha.
Gazetari i Shekulli-t u shoqërua pavarësisht se ishte në krye të detyrës dhe nuk kishte cenuar sigurinë e kryeministrit dhe ish-kryeministrit. Ai u dërgua për në komisariatin nr.2 të kryeqytetit dhe u lirua vetëm pasi iu sekuestrua aparati fotografik që vërtetonte takimin Meta-Berisha.