E Diel, 1 Nëntor 2026

Garda merr gazetarin e Shekullit, fotografoi Berishën duke hyrë te shtëpia e Metës

Garda e Republikës ka ndaluar me forcë  gazetarin e Shekulli-t, Luis Tanushi, pasi tentoi të fotografonte jashtë vilës së Ilir Metës në Bllok hyrjen e kryeministrit Sali Berisha ne kete vile disa minuta me parë.

Gazetari i Shekulli-t u shoqërua nga Garda pavarësisht se ishte në krye të detyrës dhe nuk kishte cenuar sigurinë e kryeministrit dhe ish-kryeministrit, pasi ndodhej jashtë rrethimit qe Garda i ka bere zones.

Gazetari Tanushi u mbajt i ndaluar ne nje nga makinat e policisë dhe u lirua vetëm pasi iu fshinë fotot në aparat. Berisha ka rreth 40 minuta që ka hyrë në shtëpinë e z.Meta në Bllok, dhe zona perreth eshte rrethuar nga forca te shumta te Gardes dhe policise.

Redaksia Online

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›