BE Qeveria nen monitorim per 12 kushtet
I derguari i delegacionit te Komisionit Europian ne Shqiperi Luigi Brusa kerkoi dje nga Ministria shqiptare e Integrimit ndertimin e nje plani konkret per 12 porosite qe vendit tone ju lane per tu zbatuar ne fillimin e nentorit te ketij viti. Gjate konferences Integrimi Europian ndash realitete dhe perspektiva ne driten e raportit analitik te Komisionit Europian te zhvilluar dje i derguari i KE-se deklaroi se eshte e rendesishme qe fillimisht ky plan te hartohet dhe me pas te nis edhe zbatimi i tij. Opinioni dhe raporti analitik duhet te analizohet me kujdes nga ministria. Ajo duhet te hartoje nje plan veprimi sistematik bazuar mbi porosite konkrete dhe pergjegjesine. Ky plan duhet te implementohet pasi do te monitorohet - deklaroi Luigi Brusa. Sipas tij ky proces nuk mund ti takoje vetem Ministrise se Integrimit por puna per hartimin dhe me pas implementimin e tij duhet te behet edhe nga ministrite e tjera institucionet por edhe pushteti legjislativ. Integrimi nuk duhet te jete vetem ceshtje e ministrise por e qeverise legjislativit gjyqesorit dhe administrates te cilat duhet te bashkepunojne - theksoi i derguari i KE-se ne Shqiperi. Ne menyre te vecante Brusa e vuri theksin ne fjalen e tij tek rendesia qe ka administrata e qendrueshme ne implementimin e direktivave te PD-se duke theksuar se nje administrate jo e politizuar dhe stabel eshte ne thelb te rekomandimeve te Bashkimit Europian per Shqiperine. Integrimi ne BE kthehet ne nje reforme te pamundur pa pasur nje administrate te qendrueshme - beri te qarte i derguari i KE-se. Por nga ana tjeter ne fjalen e saj ministrja e Integrimit Majlinda Bregu theksoi se qeveria ka bere arritje te medha per sa i perket procesit te integrimit. Ne kete kuader Bregu theksoi se problemi kryesor me integrimin ne vend mbetet hezitimi i opozites per te pranuar projektin europian te Shqiperise. Sipas saj Shqiperia nuk arriti te merrte statusin e vendit kandidat per shkakun e vetem te krizes politike qe u shkaktua nga ana e opozites. Ne dokument sikurse ne te gjitha deklaratat publike permendet qarte se marrja e statusit dhe hapja e negociatave per anetaresim nuk kane ose se paku nuk kane pasur asnje ceshtje te identifikuar problematike me Shqiperine pervec ngercit politik - theksoi Bregu. Sipas saj do te ishte shume mire qe se bashku me 94 per qindeshin e shqiptareve qe mbeshtesin procesin e integrimit europian te beheshin pjese ne kete enderr individe te caktuar me pozicion te qarte politik te cilet here pas here kane tentuar qe ti vene shkopinj nen rrota ketij procesi. Ne fillimin e nentorit te ketij viti Komisioni Europian refuzoi kerkesen e Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat prane Bashkimit Europian. Sipas zyrtareve te larte te BE-se ky refuzim erdhi kryesisht prej faktit se Shqiperia nuk ka plotesuar kriterin e Kopenhagenit qe lidhet me faktin se ajo ka ende nje krize politike per te zgjidhur. Po keshtu korrupsioni ishte nje tjeter faktor qe identifikohej ne raport dhe po keshtu ceshtje te tjera si pavaresia e gjyqesorit dhe jostabiliteti i administrates shqiptare. Me gjithe kete refuzim zyrtare te larte te BE-se dhe diplomate te ndryshem ne vend kane theksuar se Shqiperia ka shanse te mira ta marre kete status gjate vitit te ardhshem kur nga ana e Komisionit Europian kerkesa e Shqiperise do te kaloje perseri per rishqyrtim. Me 9 nentor Komisioni Europian ka publikuar opinionin per Shqiperine i cili si thelb kishte nje fjali Nuk e merr statusin e vendit kandidat. Komisioneri i Komisionit Europian per Zgjerimin Stefan Fule deklaroi se KE-ja miratoi nder te tjera opinionet per Shqiperine dhe Malin e Zi. Nxisim Shqiperine qe te beje me shume perpjekje per progres. Ne kemi percaktuar disa prioritete kyce qe per rastin e Shqiperise jane 12.