Majko Zgjedhjet e parakohshme ne nje dite me ato vendore

Aksioni politik i Partise Socialiste del nga konteksti informal per tu artikuluar publikisht zgjedhjet lokale te zhvillohen ne nje kohe me ato te parakohshme. Ish-kryeministri socialist anetari i Kryesise se PS-se Pandeli Majko ka deklaruar dje nga Uashingtoni ne nje interviste per Zerin e Amerikes se oferta e opozites ne kontekstin e sjelljes se shumices vetvetiu ripermasohet politikisht per te kaluar drejt opsioneve tanime jo maksimaliste por objektive. Zgjedhjet parakohshme jane sipas tij e vetmja rruge per te dhene garanci se procesi zgjedhor do te jete i rregullt dhe pa probleme. Dyshimi yne mbetet se PD dhe Kryeministri deshirojne te hyjne ne zgjedhjet lokale pa e permbyllur procesin e transparences se 28 qershorit. Gje qe ne nje menyre apo tjeter ka sjelle ne tavolinen e opozites edhe alternativa qe ne fund te fundit po e ndertojne skemen e protestave te ardhshme qe do te kerkojne nje zgjidhje politike qe shkon matane kesaj qe ne kemi hedhur ne tavoline dhe qe ka te beje me transparencen e zgjedhjeve por qe lidhet me zgjedhjet e parakohshme. Qe do te thote se me kete qeveri eshte pothuajse e pamundur qe te kemi zgjedhje te lira dhe te ndershme do te thote qe nje menyre zgjidhjeje e kesaj qe do te kerkoje opozita mund te jete mbase bashkimi i zgjedhjeve lokale me ato te parakohshme... deklaroi Majko. Edhe pse eshte hipotetizuar shpesh kjo ide ky eshte rasti i pare kur nje zyrtar i larte socialist e artikulon ate publikisht. Vete ky fakt percakton rrjedhoja te rendesishme politike e pse jo behet percaktues deri diku per perspektiven e zhvillimeve ne Shqiperi. Sipas gjasave te perpunimi i ketij varianti duhet kerkuar edhe ajo qe PS ka artikuluar shpesh pra qe nuk ka zgjedhje pa transparence ne Shqiperi. Ne nje menyre apo tjeter perkthimi i ketij qendrimi konsiston ne ngujimin politik te Sali Berishes prania e te cilit ne krye te pushtetit thjesht rrenon cdo opsion real per zgjedhje minimalisht te pranueshme. Refuzimi i tij konstant per kompromis duke argumentuar juridikisht nje kerkese ne thelb politike te Partise Socialiste flet se permbajtja e 28 qershorit mund te aktualizohet serish si element legjitimues nese serish opozita do te kerkoje zbardhje te se vertetes elektorale apo edhe do te kontestoje zgjedhjet. Ne fakt kjo loje force mes te dyja paleve e cila ngarkon me pergjegjesi edhe PS-ne per paaftesi dhe sens pragmatizmi me nje kauze te shpallur si parimore duket se po e vendos Shqiperine ne nje pozite te pafavorshme dhe me pasoja. Perfundime te ketilla vijne ne vemendje pas deklarimeve te Majkos i cili duke folur per krizen politike ne vend ka theksuar si element shqetesues kontekstin e saj dhe ndikimin ne proceset integruese ne NATO. I konsideruar si nje proces i mbyllur anetaresimi ne Aleancen e Atlantikut te Veriut vjen serish ne vemendje duke qene se tanime me problemin elektoral te rishfaqur Shqiperia konsiderohet nje vend me probleme te funksionimit te demokracise. Pergjigjja ndaj ofertes se PS-se cuditerisht eshte futur ne disa rregulla procedurale apo protokollare qe sipas meje po e shtyjne situaten e krizes ne vazhdim. Padyshim zgjedhjet lokale do te jene nje test i rendesishem per mbarevajtjen e procesit te Integrimit te Shqiperise ne NATO dhe per syte e shqetesuar te nderkombetareve me ate qe po ndodh ne Shqiperi per funksionimin e demokracise eshte shprehur ish-kryeministri shqiptar ne nje prononcim qe hap paranteza te tjera shqetesuese per pasojat e krizes politike ne Shqiperi. Pervec paralajmerimeve te kesaj natyre qe pasqyrojne edhe informacione ende jopublike Majko ka korrektuar veten teksa ka theksuar se shume shpejt bashkepunimi pozite-opozite do te jete nje konstante e politikes dhe jo me nje ngjarje. Une shpresoj se ky eshte nje moment i perkohshem dhe ne nje menyre apo tjeter ceshtja e bashkepunimit nuk do te jete me nje eveniment por nje konstante... deklaroi ai.