BE Qeveria pergjegjese per zgjedhjet e 8 majit

Bashkimi Evropian i kerkon qeverise shqiptare qe te marre pergjegjesite qe i takojne per pergatitjen e zgjedhjeve vendore. Ne ndryshim nga vija e ndjekur nga ambasadori amerikan Arvizu dhe nga ambasadori i OSBE-se Wollfart i derguari special i Bashkimit evropian Miroslav Lajcak theksoi se eshte e qarte se ne te gjithe vendet eshte pergjegjesi e qeverise qe organizoje zgjedhje qe arrijne standardet per te qene te lira dhe te ndershme.
Sipas tij forcat politike duhet qe te lexojne ne menyre te qarte rekomandimet qe ODIHR-i leshoi pas zgjedhjeve te fundit te pergjithshme ne te cilat ka dispozita te qarta qe kane te bejne me permiresime per KQZ-ne me qeverine dhe me partite politike. Lidhur me 21 janarit Ministri i Jashtem i Sllovakise z.Miroslav Lajcak kerkoi perfundimin e hetimeve te pavarura dhe nxjerrjen para drejtesise te gjithe pergjegjesive per trazirat qe ndodhen ne vendin tone. Ai i beri thirrje te gjitha autoriteteve shteterore qe te bashkepunojne me drejtesine per hetimin e plote te asaj ngjarjeje. I derguari i posacem i BE-se publikoi tre parakushte dhe kater kushtet e BE-se per Shqiperine. Lajcak shprehu nevojen e rifillimit te dialogut ndermjet politikaneve dhe institucioneve si nje parakusht per progresin e vendit.
Kriza politike ka sjelle per te treten here brenda ketij viti te derguarin e posacem te Bashkimit Europian Miroslav Lajcak. Ministri i Jashtem sllovak i beri thirrje klases politike qe te marre te gjitha pergjegjesite qe i takojne per zhvillimin e zgjedhjeve ne perputhje me standardet evropiane. Sipas tij jane partite dhe mbi te gjitha eshte pergjegjesi e qeverise qe duhet te mbajne zgjedhje ne perputhje me ligjet. Kur behet fjale per zgjedhjet vendore apo per zgjedhje te tjera padyshim politikanet jane te interesuar per rezultatin perfundimtar.
Por per ne komunitetin nderkombetar eshte e rendesishme qe procesi zgjedhor te jete transparent demokratik i lire dhe i ndershem. Dhe kjo mund te arrihet vetem me pjesemarrjen e te gjithe faktoreve te rendesishem politike. Ne te njejten kohe eshte e qarte se ne te gjithe vendet eshte pergjegjesi e qeverise qe te organizoje zgjedhje qe arrijne standardet per te qene te lira dhe te ndershme the Lajcak. Negociatori i BE-se per krizen politike ne vend nenvizoi se nje pjese e ketyre ndryshimeve kane te bejne me ndryshimin e Kodit Zgjedhor ndersa shume dispozita te tjera lidhen me menyren te kryerit te zgjedhjeve apo praktiken zgjedhore. Lajcak u shpreh se ka ende kohe per permiresimin e atyre ceshtjeve qe kane qene problematike ne zgjedhjet e pergjithshme.
Do te donim te shikonim zbatimin e praktikave me te mira per garantimin e zgjedhjejve te 8 majit. Do te vleresonim zbatimin e plote te Kodit Zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR per te permiresuar sa me shpejt te jete e mundur praktiken e zgjedhjeve dhe per te marre masa per nje fushate te ndershme parazgjedhore tha Lajcak. Nje tjeter keshille e te derguarit te posacem te BE-se ne Shqiperi ishin edhe ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit. Permiresimi i rregullores se Kuvendit mbi bazen e praktikave me te mira parlamentare dhe se dyti sigurimi i nje procesi te ndershem per zgjedhjen sa me te shpejte te avokatit te popullit proces i cili eshte ngadalesuar shume ishin kushtet qe Ministri i Jashtem sllovak perseriti per klasen tone politike.
Lajcak- Berisha
Kryeministri Sali Berisha risiguroi te derguarin e Bashkimit Europian Lajcak se qeveria shqiptare eshte e vendosur dhe do te bej te gjitha perpjekjet per te realizuar zgjedhjet qe permbushin standardet nderkombetare zgjedhje te lira dhe te ndershme. Shefi i mazhorances u shpreh se ne kete kontekst qeveria shqiptare dhe partite e mazhorances qeverisese mbeten teresisht te angazhuara dhe po punojne me seriozitetin maksimal per trajtimin e problematikes se ngritur nga rekomandimet ne raportin e OSBE/ODIHR-it qe zgjedhjet e 8 majit te jene me te mirat te realizuara ne Shqiperi.
Kryeministri garantoi Lajcak se qeveria shqiptare po punon intensivisht dhe do te bej te gjitha perpjekjet per te adresuar kerkesat e ketij procesi ne vecanti rekomandimet e Komisionit Europian.
Lajcak-Topi
Presidenti Bamir Topi gjate takimit me te derguarin e BE-se ne vendin tone theksoi rendesine e madhe te zgjedhjeve jo vetem per te riperterire perfaqesuesit e organeve drejtuese te pushtetit vendor por dhe per te treguar sipas tij aftesine dhe pjekurine e partive politike dhe te votuesve shqiptare ne realizimin e zgjedhjeve te drejta dhe ne perputhje me standardet e duhura demokratike. Kreu i Shtetit perseriti qendrimin e tij per mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore te dekretuara per tu mbajtur me 8 maj 2011 sipas te gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore.
I Derguari i Posacem i Bashkimit Evropian Lajcak nenvizoi domosdoshmerine qe faktoret politike shqiptare te pergatisin se bashku e te realizojne me sukses zgjedhjet vendore te lira te drejta e demokratike. Negociatori Lajcak u shpreh se respektimi i institucioneve te shtetit i zgjedhjeve dhe pranimi i rezultateve eshte shprehje e demokracise dhe e ekuilibrit me nje rendesi te jashtezakonshme per demokracine aktuale dhe te ardhmen europiane te vendit dhe mbare popullit shqiptar.
Lajcak PS duhet te marre pjese ne procesin zgjedhor
TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne takimin e zhvilluar diten e djeshme me te derguarin e posacem te Bashkimit Europian Miroslav Lajcak ka shprehur shqetesimin per gjendjen ne te cilen vendi po shkon ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Burime nga selia roze bejne te ditur per gazeten Shekulli se kryesocialisti ka informuar zyrtarin e BE-se per situaten aktuale politike. Ne kete takim lideri i opozites ka shprehur nevojen per nje garanci mbi zgjedhjet e ardhshme vendore.
Gjithashtu ai siguroi te derguarin e posacem te Bashkimit Europian se Partia Socialiste dhe aleatet e saj do te jene gjithmone pjese e procesit te zgjedhjeve dhe nuk do te kete asnje bojkotim nga ana e tyre. Ne lidhje me kete ceshtje Miroslav Lajcak ka vleresuar pjesemarrjen e opozites ne procesin e ardhshem zgjedhor. Ai ka kerkuar qe te dyja palat te bashkepunojne ne sherbim te ketij procesi. Per te derguarin e Bashkimit Europian zgjedhjet e ardhshme vendore jane nje test shume i rendesishem per vendin dhe duhet qe klasa politike te jape maksimumin e saj per ti hapur driten jeshile Shqiperise per statusin e kandidatit.
Ndersa ne nje njoftim per mediat zyra e shtypit e Partise Socialiste sqaroi se tema kryesore e ketij takimi ishte procesi i ardhshem zgjedhor dhe procesi i integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Gjate ketij takimi Rama theksoi edhe njehere nevojen per te pasur nje proces te lire dhe te ndershem zgjedhor qe ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2009 do te plotesoje te gjitha standardet e nevojshme.
Ne kete takim me zotin Lajcak Edi Rama nenvizoi disa prej masave qe duhen ndermarre per te rikthyer besimin e shqiptareve tek e drejta e votes dhe zgjedhjet e lira si dhe njekohesisht e siguroi te derguarin e zonjes Ashton per gatishmerine dhe angazhimin e Partise Socialiste dhe Opozites se Bashkuar per te bere gjithcka ka ne dore ne drejtim te nje procesi te ardhshem zgjedhor te standardeve te plotesuara - njofton zyra e shtypit e Partise Socialiste. Takimi midis delegacionit te Lajcak dhe kreut te PS-se Edi Rama u zhvillua ne ambientet e selise roze takim i cili zgjati 60 minuta.