BE: Refomim te sistemit boteror financiar

Bisedimet e Brukselit kishin pikerisht si qellim kordinimin e BE-se perpara samitit global te 15 nentorit mbi reformen financiare. Per presidentin e KE-se Hoze Emanuel Baroso, ky samit shenon nje moment kyc.
“Samiti i Uashingtonit nuk mund te deshtoje, ky ishte dhe nje nga mesazhet e diskutimeve tona. Nuk ka sesi te deshtoje duhet te jete nje takim historik”, eshte shprehur Baroso.
Presidenti francez Nikolas Sarkozy vazhdoi te kembengulte se Evropa do te paraqese javen qe vjen nje mesazh te unifikuar per ndryshim.
“Disa ne varesi te ndjeshmerise insistojne me shume mbi kete apo ne ate ceshtje. Nuk eshte deshira jone qe te kalojme nga nje ekstrem ne tjetrin, nga mungesa e rregullatoreve tek tepria, por duam t’i ndryshojme rregullat e lojes financiare. Kjo eshte ideja baze dhe Evropa do te shkoje ne Uashington me vullnetin e qarte per t’i qendruar kesaj linje deri ne fund”, tha Sarkozy.
Gjermania ishte e vetmja qe pranoi entuziazmin e Sarkozise, sepse ndersa pajtohej me kordinimin, nuk pranon nje qeveri te perhershme ekonomike evropiane.
Kryeministri britanik Gordon Brown nga ana tjeter ishte i bindur se SHBA-te do te bashkepunojne ngushte dhe pa rezerva me BE-ne.
Por ky bashkepunim mund te mos jete kaq i thjesht per kryeministrin italian Silvio Berlusconi qe ka ngjallur reagime keto dite me menyren se si iu referua presidentit te zgjedhur amerikan.