E Diel, 1 Nëntor 2026

Uragani Paloma drejt Kubes

Uragani “Paloma” eshte forcuar duke arritur kategorine 3, me erera qe shkojne deri ne 185 kilometer ne ore. Qendra kombetare e uraganeve me seli ne Majemi, ne Florida, ka bere te ditur se uragani po i drejtohet Kubes.

Autoritetet kunbaneze kane shpallur gjendjen e alarmit ne rajonet e qendres dhe lindjes se ishullit.

Gjate kalimit ne Ishujt Cayaman stuhia eshte shoqeruar me erera dhe shi duke rrezuar peme dhe tabela rrugore.

Autoritetet e ishullit u kane dhene urdher hoteleve te levizin klientet e tyre nga katet e para te ndertesave.

Sherbimi i furnizimit me uje te pijshem eshte nderprere dhe energjia elektrike do te kufizohet per te mos shkaktuar deme serioze te rrjetit.

Gjate mengjesit te sotem pritet nje tjeter forcim i intensitetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›