Siria peshendet zgjedhjen e Obames

Siria ka peshendetur zgjedhjet e Barak Obames ne krye te Shteteve te Bashkuara dhe eshte shprehur e gatshme per nje dialog konstruktiv mes dy vendeve.
Presidenti sirian Bachar al-Assad, vendi i te cilit mban marredhenie te ftohta me SHBA-te, ne nje dalje per mediat ka uruar kreun e ri te Shtepise se Bardhe.
“Presidenti Assad pergezoi Barack Obamen per fitoren ne zgjedhjet presidenciale", beri te ditur agjencia e lajmeve “Sana”.
Sipas saj, presidenti Assad u shprehur pro dialogut per te kapercyer veshtiresite qe pengojne ecjen perpara drejt paqes, stabilitetit dhe perparimit ne Lindjen e Mesme.