BE Rompuy Shqiptaret nje hap larg nga levizja e lire

Kreu i KE-se takon Berishen Progresi i Shqiperise me historik se vizita ime ne Tirane
Per here te pare nje President i Bashkimit Evropian viziton Shqiperine duke zgjedhur momentin me historik per shqiptaret ate te prag-liberalizimit te vizave. Me te mberritur ne Tirane kreu i BE-se Herman Van Rompuy nuk e quajti historike vizite e tij por progresin qe ka arritur Shqiperia ne drejtim te integrimit evropian. Presidenti Van Rompuy u prit dje nga Kryeministri Berisha ne nje ceremoni te vecante e cila u pasua nga bisedime zyrtare ku u diskutua ne lidhje me progresin e jashtezakonshem te Shqiperise gjate ketyre 20 viteve te tranzicionit demokratik per rrugen e sigurt qe Shqiperia po ndjek ne procesin e integrimit evropian dhe sfidat qe i shtrohen asaj perpara ne kete proces. Ne viziten e tij te pare ne Tirane Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy deklaroi se Shqiperia eshte vetem nje hap larg liberalizimit te vizave duke pasuar takimin e perbashket me kreun e qeverise shqiptare Sali Berisha. Per Kryeministrin Sali Berisha qeveria qe drejton do te synoje forcimin e kritereve edhe pas liberalizimit. Ne kete fokus sheh dhe integrimin evropian si proces bazuar ne merite. Erdha ne Tirane me nje mesazh inkurajimi. Inkurajim per te vazhduar perpjekjet per reforma dhe rolin pozitiv qe vendi juaj po luan ne rajon Po ashtu e pergezova zotin Kryeminister per progresin e jashtezakonshem qe ka bere Shqiperia ne keto 20 vitet e fundit. Dhe ky progres zoti Kryeminister eshte edhe me historik sesa vizita ime sot ne Tirane. Ne kete periudhe 20-vjecare Shqiperia ka ecur shume perpara. Shqiperia tashme eshte nje vend anetar i NATO-s. Po ashtu ka hyre ne fuqi Marreveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian - theksoi z. Rompuy. Por ai u ndal edhe tek liberalizimi i vizave duke shprehur sigurine e plote se prej tyre Shqiperine e ndan vetem nje hap. Kjo eshte nje ceshtje jo vetem simbolike por eshte edhe praktike. Simbolike per arsye se ka te beje me nje nga lirite me themelore te Bashkimit Evropian dhe praktike pasi liberalizimi i vizave do te thote qe u jep qytetareve mundesi te prekshme. Liberalizimi i vizave per Shqiperine eshte tashme vetem nje hap nga realizimi i tij. Une kam besim se ky hap do te ndermerret shume shpejt - theksoi z. President i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy.
Integrimi Berisha-Rompuy Procesi te bazohet ne merite
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha e cilesoi dje viziten e Presidentit te BE-se historike por ky i fundit tha se nen kete fryme duhet pare ne fakt ecuria e Shqiperise gjate ketyre viteve. Ne diskutimet mes tyre Berisha e njohu Presidentin me perpjekjet e medha te qeverise per reforma te gjithanshme. Ai shprehu mirenjohje per mbeshtetjen qe i japin dhe i kane dhene procesit te liberalizimit te vizave nje vendim ky qe ridimensionon lirine e levizjes se shqiptareve dhe dinjitetin e tyre. Sikunder e sigurova Presidentin Van Rompuy se qeveria po ben cdo perpjekje dhe po e trajton kete si nje proces me te cilin synon te konsolidoje gjithnje e me shume te gjitha kerkesat standarde praktikat kriteret e udherrefyesit per heqjen e vizave - deklaroi z. Berisha. Me tej Kryeministri e njohu Presidentin Van Rompuy me te gjitha reformat e qeverise dhe e siguroi se per qeverine e tij projekti i integrimit ne Bashkimin Evropian eshte nje projekt enderr projekti kryesor i ketij shekulli por qeveria e pranon dhe e merr ate si nje proces teresisht te bazuar ne merite si ndjenja e vertete e pergjegjesise dhe interesi jetik i qytetareve shqiptare. Ne - tha Berisha - jemi ne prag te nje raporti te ri te Komisionit Evropian. Ne traditen e te gjitha raporteve ato jane shnderruar ne nje dokument serioz pune per qeverine shqiptare sepse ne keto raporte jo vetem jane paraqitur arritjet e reformave ne Shqiperi por jane percaktuar edhe kerkesat per reformat e tjera te metejshme ne menyre qe vendi te behet gjithnje e me i pershtatshem per integrimin ne Bashkimin Evropian. Une e garantova Presidentin se qendrimi i qeverise time do te jete shnderrimi i ketij raporti ne nje program pune te vertete per te afruar gjithnje e me shume Shqiperine me Bashkimin Evropian - theksoi kreu i qeverise. Gjate takimit u diskutuan edhe ceshtje rajonale ne kete kuader Presidenti i BE-se vleresoi rolin konstruktiv te Shqiperise ne keto zhvillime. Vizita ne Tirane e Presidentit te Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy vjen ne kuader te nje turi rajonal. Z. Rompuy tha se unioni mbeshtet fort perspektiven evropiane te Ballkanit Perendimor mbeshtetje qe perkthehet ne shifra 2 miliarde euro per periudhen 2010-2012 per rajonin. Por Presidenti i BE-se u ndal edhe tek mesazhi i posacem per Shqiperine ne prag edhe te opinionit per statusin e vendit kandidat.
Statusi per ne BE Rompuy Gati opinioni per Shqiperine
Zyrtari i larte evropian Rompuy njoftoi dje Tiranen zyrtare se KE eshte ne fazen e pergatitjes se opinionit per aplikimin e Shqiperise per statusin vend kandidat ne BE. Se shpejti Komisioni Evropian do te nxjerre nje opinion per aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Une nuk duhet te spekuloj per substancen per thelbin e rekomandimeve te Komisionit Evropian por gjithsesi opinioni ka per te qene i drejte dhe objektiv. Ky opinion do te pasqyroje situaten ne vend duke u dhene meritat e duhura arritjeve te Shqiperise dhe duke evidentuar apo identifikuar sfida te reja per te ofruar udhezime te tjera per te ardhmen e Shqiperise ne reformat e saj - deklaroi ai. Presidenti i KE-se shtoi me tej Nuk dua te jap spekulime per opinionin por mund te them se do te jete realist dhe objektiv - tha Presidenti i Keshillit Evropian. Sipas z. Rompuy ne opinion do te marrin merita arritjet e deritanishme te Shqiperise dhe me tej do te jepen udhezime per reformat qe duhet te ndermerren me tej. Ka ende pune ne rrugen tuaj drejt BE-se procesi i zgjerimit bazohet mbi meritat dhe performancen - tha Rompuy. Ai shtoi se qeveria shqiptare eshte ne dijeni te sfidave qe e presin ne lidhje me integrimin ne BE. Presidenti i Keshillit Evropian Van Rompuy vuri ne dukje se keto sfida jane vendosja e shtetit ligjor reformat dhe lufta efektive kunder krimit te organizuar.
Integrimi Topi-Rompuy Njohim pergjegjesite
Duke iu referuar fazes aktuale ku ndodhet Shqiperia ne pritje te dy vendimeve historike ate te zyrtarizimit te liberalizimit te vizave dhe opinionit per marrjen e statusit te vendit kandidat Presidenti Bamir Topi e njohu Presidentin e Keshillit Evropian Rompuy me mobilizimin e strukturave tona dhe intensifikimin e fushates per sensibilizimin dhe njohjen e qytetareve shqiptare mbi procesin e liberalizimit te vizave detyrimet dhe te drejtat qe rrjedhin prej tij. Ne jemi te vetedijshem per pergjegjesite e angazhimet e medha qe mbart ky vendim - nenvizoi Presidenti i Republikes dhe shprehu bindjen se vota e Parlamentit Evropian ne 7 tetor 2010 te cilen ne e pershendesim do te pasohet nga miratimi i ministrave te Brendshem te BE-se ne takimin e dates 8 nentor 2010. Ne vijim te bisedes Presidenti Topi u ndal ne ceshtjet e bashkepunimit rajonal. Kryetari i Shtetit nenvizoi rendesine e rritjes se intensitetit te ketyre marredhenieve mes fqinjeve duke nxitur dialogun politik dhe bashkepunimin per ceshtje me interes reciprok e rajonal qe sic vuri ne dukje Presidenti i sherben zhvillimit te vendeve tona afrise se metejshme te kulturave e popujve tane drejt realizimit te synimit te perbashket integrimit evropian. Gjithashtu Presidenti Topi pershendeti rezoluten e Parlamentit Evropian per Kosoven si dhe mirepriti pozicionin e eurodeputeteve per te unifikuar qendrimin e vendeve te BE-se ndaj Kosoves dhe per te inkurajuar Komisionin qe te filloje dialogun me Prishtinen per liberalizimin e vizave per qytetaret kosovare. Ne kete kuader Kryetari i Shtetit vuri ne dukje se shteti i ri i pavarur i Kosoves qe nga 17 shkurti 2008 ka bere hapa te medhenj e te admirueshem ne forcimin e institucioneve demokratike te shtetit ligjor zhvillimin e ekonomise si dhe ne bashkepunimin rajonal e nderkombetar.
Nga ana e tij Presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy shprehu mbeshtetjen pa rezerva per te ardhmen evropiane te Shqiperise duke theksuar rendesine e vazhdimesise se reformave integruese. Z. Van Rompuy vuri ne dukje nevojen per reforma me intensive ne fusha si konsolidimi i metejshem i institucioneve te pavarura demokratike lufta kunder korrupsionit shteti i se drejtes dhe mbrojtja e lirive e te drejtave te njeriut si dhe perpjekjet per nje qeverisje edhe me te mire.