Vendimi per vizat me 8 nentor Basha merr konfirmimin

Ministri i Bredshem Lulzim Basha merr perkrahje edhe per iniciativen e Shqiperise ne lidhje me Schengenin Ballkanik pritet heqja e vizave edhe me Serbine. Fajon Vizat nuk jane dhurate i fituat
Vendimi i fundit per liberalizimin e vizave per shqiptaret do te merret me 8 nentor. Kjo i eshte konfirmuar dje Ministrit te Brendshem Lulzim Basha nga Drejtori i Pergjithshem per eshtjet e Brendshme te Komisionit Evropian Stefano Manservisi dhe Shefi i Njesise per Marredheniet me Jashte ne kete drejtori Luigi Soreca gjate nje takimi te zhvilluar ne Brdo Slloveni ne kuader te konferences rajonale mbi migrimin e paligjshem krimin e organizuar korrupsionin dhe terrorizmin.
Burime nga ministria e Brendshme njoftuan se Keshilli i Perfaqesuesve te Perhershem te vendeve anetare te Bashkimit Europian i cili i ka hapur dje driten jeshile shqyrtimit me 8 nentor nga Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE te vendimit mbi heqjen e vizave per Shqiperine. Nderkohe Basha ka marre nga funksionaret e larte te Komisionit Europian edhe ftesen te asistoje gjate mbledhjes vendimmarrese te Ministrave te Brendshem te vendeve anetare te BE per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen.
Ministria e Brendshme njoftoi se zyrtaret e larte te Komisionit Europian vleresuan progresin e arritur nga Shqiperia gjate procesit te liberalizimit te vizave dhe theksuan se heqja e vizave vjen pas permbushjes se plote te kushteve te percaktuara ne udherrefyesin per liberalizimin e vizave.
Nga ana e tij Ministri Basha falenderoi Komisioneren Malmstrom dhe zyrtaret e larte te Komisionit Evropian per mbeshtetjen e madhe qe i dhane ketij procesi dhe i siguroi ata se puna po vazhdon pa nderprerje dhe me ritme te shpejta edhe pas ketyre vendimeve historike. Basha informoi bashkebiseduesit mbi fushaten e ndergjegjesimit te qytetareve shqiptare lidhur me perfitimet dhe detyrimet e levizjes se lire ne hapesiren Shengen e po keshtu per konsolidimin e arritjeve dhe vazhdimin e reformave ne te gjitha fushat. Shqiperia do te vazhdoje te punoje per te konsoliduar edhe me tej progresin e arritur ne te gjitha fushat dhe ne te njejten kohe mbetet e gatshme te raportoje mbi plotesimin rigoroz te kerkesave dhe detyrave te percaktuara nga Komisioni Evropian dhe implementimin e tyre ne te ardhmen-deklaroi ne takim Ministri Basha.
Ministria e Brendshme beri te ditur gjithashtu se gjate punimeve te konferences perfaqesuesit e vendeve anetare te BE si dhe Reporterja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon pergezuan Shqiperine per plotesimin e kushteve qe cuan ne vendimmarrjen per liberalizimin e vizave dhe theksuan se procesi nuk ishte dhurate por nje proces i bazuar teresisht ne plotesimin nga Shqiperia te standardeve ne fushen e sigurise se dokumenteve te identitetit sigurise se kufijve luftes kunder krimit te organizuar e korrupsionit.
Nderkohe gjate ministerialit te Brdo-s ministrat e Brendshem te vendeve te rajonit shprehen angazhimin e plote per te mbeshtetur dhe cuar perpara nismen e Shqiperise propozuar kohe me pare nga ministri Basha per qarkullimin e qytetareve te rajonit pa viza dhe pa pasaporta ne te gjitha vendet e rajonit. Levizja e lire ne rajon e pagezuar me emrin Shengen-i ballkanik do tu mundesoje qytetareve te levizin ne te gjithe vendet e rajonit vetem me karta identiteti. Ne kuader te ketij angazhimi Ministri i Brendshem i Serbise Ivica Dacic informoi Ministrin Basha se Serbia do te kryeje brenda nje kohe te shkurter procedurat per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare.
Basha takim me kreun e Europolit
Ministri Basha zhvilloi dje nje takim dhe me Drejtorin e Pergjithshem te EUROPOL-it Rob Wainwright i cili u shpreh se EUROPOL do te sjelle se shpejti nje mision ne Shqiperi per te konkretizuar marreveshjen Shqiperi-EUROPOL. Ne baze te kesaj marreveshjeje policia shqiptare do te kete te njejtin akses per informacion dhe te njejtin nivel te shkembimit te informacionit ne fushen operacionale ashtu si te gjitha sherbimet policore te vendeve anetare te BE. Gjate qendrimit ne Slloveni Ministri i Brendshem Lulzim Basha nenshkroi me Ministren e Brendshme te Sllovenise Katarina Kresal protokollin e bashkepunimit per ripranimin e personave me qendrim te paautorizuar ne te dy vendet.