E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-SHBA dënojnë planet izraelite për vendbanimet

Ministria e Brendshme njoftoi të martën se ka miratuar ndërtimin  e 1 100 shtëpive të tjera në Jerusalemin Lindor (Gilo). Katherin Ashton dhe Hillari Klinton e vlerësuan këtë iniciativë si kundra produktive në negociatat e paqes me palestinezët.

Ministria e Brendshme izraelite bëri me dije se ndërtimi i vendbanimeve mund të fillojë pas një periudhe të detyrueshme 60 ditore për komentet publike, diçka që është thjesht një formalitet.

“Siç e dini, ne prej kohësh u kemi kërkuar palëve të evitojnë çdo lloj nisme që mund të minojë besimin, çdo veprim që mund të shihet si provokativ nga pala tjetër”, theksoi Klinton. Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-28 15:14
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›