Zgjidhet Këshilli i Qarkut të Tiranës
Zgjidhet kryetari i Qarkut të Tiranës dhe Kryesia e qarkut, ku përfaqësohen “Aleanca për të Ardhmen” dhe “Aleanca për Qytetarin”.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Qarkut, u zgjodh kryetar, Tasim Mema me 73 vota pro, 3 abstenim dhe 1 votë kundër. Nënkryetar u zgjodh Korab Lita me 65 vota pro dhe 2 abstenim. Ishte unike që në Kryesinë e Këshillit të Qarkut, u zgjodhën përfaqësues nga dy koalicionet e mëdha politike, “Aleanca për Qytetarin” dhe “Aleanca për të Ardhmen”. Kryesia u zgjodh me 64 vota pro dhe 2 kundër. Anëtarët e Kryesisë së Këshillit u zgjodhën; Ferdinand Poni, Shezai Rrokaj, Xhelal Mziu, Fiqiri Ismaili, Enver Reci, Fatbardh Plaku, Ndricim Dushku, Lulzim Basha, dhe Njazi Kosovrastri.
“Unë ju siguroj për angazhimin tim të plotë dhe u kërkoj angazhimin tuaj për një bashkëpunim sa më të frytshëm gjatë kësaj mbledhjeje, në shërbim të interesave të qytetarëve të qarkut tonë, të cilët na kanë zgjedhur mbi të gjitha jo për ngjyrat politike që përfaqësojmë ose që përfaqësuam gjatë fushatës, por për një shërbim sa më të mirë sa më të shpejtë, efikas, dinjitoz ndaj interesave të tyre të përditshme, por dhe interesave të tyre afatgjatë”, u shpreh Kryetari i Bashkisë, Basha.
Basha kërkoi bashkëpunimin e përfaqësuesve të Këshillit të Qarkut për të siguruar atë që meritojnë banorët e qarkut më të rëndësishëm të Shqipërisë. “Çfarëdo që gjithsecili prej nesh të zgjedhurve vendorë të arrijë të bëjë veç e veç, vetëm duke punuar së bashku ne mund të çojmë përpara projektet ambicioze, vizionin largpamës, për të cilin jemi përkushtuar para zgjedhësve tanë më 8 maj. Tirana e madhe, ky koncept, ky vizion, i cili ngërthen në vetvete shtrirjen e bulevardeve të zhvillimit ekonomik, shoqëror, turistik, mjedisor, por dhe bulevardeve fizike, infrastrukturës së re, transportit publik me mjete moderne, do të jetë e pamundur nëse ajo nuk do të ndodhet në shpirtin, mendjen dhe punën e përditshme të këshillit të qarkut”, tha Basha para anëtarëve të qarkut. /Start/
2011-09-28 13:59