E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca paralajmëron Iranin: Rrezikoni sulme ushtarake!

Ambasadori Gerard Araud theksoi në Nju Jork se “nëse nuk arrijmë në një marrëveshje për negociata sot me iranianët, ka rrezik të madh për sulme ushtarake”, raporton AFP-ja.

“Sulmi, -tha ai, do të ishte një operacion tepër i komplikuar dhe do të kishte pasoja të tmerrshme në rajon…të gjitha shtetet arabe janë të shqetësuara për sa po ngjet”.

Të shtunën, Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Ali-Akbar Salehi, i bëri thirrje Bashkimit Evropian të rifillojë bisedimet për paqe me Teheranin. “Ka a pasur zhvillime të reja për sa i përket çështjes bërthamore të Iranit dhe po ashtu lidhur me çështje të tjera”, theksoi Salehi gjatë një takimi me shefen e diplomacisë evropiane, Ashton.

Më herët gjatë muajit, ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney, tha se beson që Izraeli do ta sulmojë Iranin në mënyrë që të mos lejojë që ky shtet të zhvillojë armët bërthamore.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-28 15:52
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›