E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia po distancohet gjithnje e me shume nga partneri i dikurshem Siria

Nje fotografi ne te cilen shihen dy burra. Njeri kryeministri buzeqeshur turk Rexhep Taip Erdogan dhe tjetri presidenti sirian qe shkelqen Baschar al-Assad. Te dy i shtrengojne perzemersisht duart njeri-tjetrit sic bejne miqte e ngushte. Nuk kane kaluar ende nente muaj qe prej kohes kur eshte bere kjo fotografi ne Damask. Nderkohe miqesia mes Erdganit dhe Al-Assadit eshte prishur. Qeveria turke ka kerkuar vazhdimisht gjate muajve te kaluar nga presidenti Assad qe ti jape fund dhunes ne vendin e tij dhe te filloje reformat e verteta - por pa sukses.

Ne fundjave 24./25.9. kryeministri turk kaloi ne sulm frontal verbal ndaj presidentit sirian. Gjate kthimit nga160 Asambleja e Pergjithshme e OKB-se ne Nju-Jork Erdogan u tha gazetareve qe po udhetonin me te Ai me ka genjyer vazhdimisht. Une e kam pyetur se sa te burgosur politike ka ne Siri. Ai mu pergjigj 83. Nga burime te tjera Erdogan do te mesonte me vone se ne Siri ka mijera te burgosur politike. Al-Asad i kishte thene atij se ai e kishte hequr gjendjen e jashtezakonshme. Por edhe kjo nuk ishte e sakte. Ai donte te lejonte veprimin e partive politike por as kjo nuk ndodhi. Edhe pse ai ma ka premtuar kete para shume muajsh madje edhe nje vit me pare ka nenvizuar kryeministri turk.

Te henen 26.9. deklaratat e kryeministrit Erdogan u botuan gjeresisht ne shtypin turk. Ato supozojne se kryeministri turk jo vetem qe eshte i nervozuar per shkak te kesaj ceshtjeje por edhe e ndjen veten te fyer personalisht.

Sapo mberriti ne Turqi Erdogan siguroi se qeveria e tij do te beje gjithcka eshte e mundur per te parandaluar kontrabanden e armeve ne Siri. Qe nga fillimi i vitit autoritetet turke kane ndaluar disa dergesa me arme te cilat duhet te kete qene nisur ne adrese te ushtrise siriane. Vetem pak dite me pare rojet bregdetare turke ndaluan nje anije qe transportonte arme ne Siri. Une ju siguroj pavaresisht se nga permes detit nga ajri apo nga toka Turqia do te ndaloje furnizimet me arme ne drejtim te Sirise dhe do ti konfiskoje ato. - tha Erdogan.

Para disa javesh qeveria ne Ankara theksoi per here te pare se revolten ne Sirine fqinje nuk e konsideron me thjesht si nje ceshtje te brendshme te vendit arab nga ajo eshte e prekur ne fund te fundit edhe vete Turqia. Siria dhe Turqia jane te lidhura me njera-tjetren me nje vije kufitare prej rreth 850 kilometrash asnje vend tjeter fqinj nuk ka nje kufi kaq te gjate me Turqine. Se dyti ne krahinen jugore turke te Hatayt jane ngritur disa kampe ne te cilat kane gjetur strehim me160 mijera refugjate te ikur nga Siria.

Taip Erdogan ka paralajmeruar se gjate diteve te ardhshme do te vizitoje kampet e refugjateve. Nje sinjal i qarte ky qe ai do te shtoje presionin ndaj mikut te tij te dikurshem al-Assad.

Autor Steffen Wurzel / Esat Ahmeti
Redaktor Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›