BE, Sanksione kundër zyrtarëve të Sirisë
Bashkimi Evropian sot ka publikuar listën e 13 zyrtarëve të Sirisë, kundër të cilëve janë zbatuar sanksione, për shkak të goditjes së dhunshme në protestat anti-qeveri.
Në këtë listë nuk është përfshirë presidenti, Bashar al-Asad, por njëri nga vëllëzërit e tij Maher al-Asad kryeson listën.
BE-ja tha se Maher al-Asad, që komandon një divizion të ushtrisë siriane, ishte “mbikëqyrësi kryesor i dhunës kundër demonstruesve”.
Të 13 personat tani nuk mund të udhëtojnë në BE dhe atyre u bllokohet çdo fond, që kanë në vendet e Bashkimit Evropian.
Vendet anëtare të BE-së, dje gjtihashtu kanë rënë dakort për imponim të embargos në eksport të armatimit në Siri.
Grupet për të drejtat e njeriut besojnë se ndoshta më tepër se 800 persona janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar prej muajit mars, kur filluan protestat kundër regjimit autoritar të Bashar al-Asadit.