Itali, super aksion për kapjen e anëtarëve të Kamorras

Policia italiane realizon një supër aksion, për kapjen e anëtareve të rrjetit mafioz Kamorra. Shtatë të arrestuar, kapja e një "thesari" të madh prej më shumë se 600 milion euro, përfshirë pasurinë e patundshme (300 vetëm në Romë) dhe shoqëri.
Ky është rezultat i operacionit të zhvilluar të martën në mëngjes nga "Guardia di Finanza" në Romë dhe Napoli - koordinuar nga Drejtoria e Anti-Mafia kundër një cellule të rëndësishme të klanit të Kamorrës.
Grupi në fjalë kishte ngritur shumë kompani mes Lacios dhe Campania, në të cilën pastronin paratë që vinin nga trafiqet ilegale. Shtatë të arrestuar janë akuzuar për lidhje kriminale me mafian, ndërsa janë sekuestruar gati 900 prona të të arrestuarve dhe rreth dhe 23 biznese.