E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu i Fildishtë, OKB zbulon varre masive

Pas luftës së përgjakshme për pushtet në Bregun e Fildishtë, punonjësit e OKB-së kanë zbuluar disa varre masive me gjithsej 68 kufoma. Sipas të dhënave të një zëdhënësi të OKB-së në New York, varret u zbuluan në metropolin ekonomik të vendit, Abixhan.

Dyshohet se viktimat janë vrarë në 12 prill nga përkrahës të ish-presidentit Laurent Gbagbo, i cili humbi zgjedhjet nëntorin e kaluar. Tani po hetohen njoftimet për varre të tjera masive.

Pas zgjedhjeve presidenciale në Bregun e Fildishtë, Gbagbo refuzoi të dorëzonte pushtetin edhe pas humbjes. Si pasojë shpërtheu një luftë e përgjakshme, e cila vazhdoi muaj me radhë ndërmjet përkrahësve të Gbagbos dhe fituesit të zgjedhjeve, Alassane Ouattara, të njohur nga bashkësia ndërkombëtare. Në luftime, sipas OKB-së, kanë humbur jetën më shumë se 1000 vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›