BE, Sequi: Presidenti, jo kusht për statusin
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi i ftuar dje në emisionin “A Show” të gazetarit, Adi Krasta në “Vizion Plus” deklaroi mes të tjerash se çështja e zgjedhjes së Presidentit nuk është një kriter i 13 për Shqipërinë sa i përket plotësimit të kushteve për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kam vënë re diçka që ju përdorni kur flisni publikisht. Në vend të fjalës konsensualitet, ju përdorni fjalën gjithëpërfshirje.
Jemi në një moment konsensualiteti apo gjithëpërfshirjeje?
Une përdor fjalën gjithëpërfshirje sepse besoj se gjithëpërfshirja është diçka që çon më pas tek konsensualiteti. Është një fjalë që ne e përdorim
shpesh në Bruksel, dhe ju keni dëgjuar deklarata nga miku im Stefano Sanino dhe komisioneri Fyle, që flasin për një proces gjithëpërfshirës, një proces që të jetë konsensual duhet të jetë gjithashtu gjithëpërfshirës, ose thënë në një mënyrë tjetër, duhet të përfshijë opinonin e të gjithë personave të përfshirë në këtë proces.
Më e përfolura fjalë tani për kandidatin për President është më shumë fjala konsensual, nuk është ende gjithëpërfshirës?
Mendoj se aktualisht po ndodh diçka pozitive. Ka aktorë që flasin me njëri-tjetrin. Ishte një takim mes kryeministrit
dhe liderit të opozitës, që është një sinjal shumë i mirë. Besoj se ata treguan vullnetin e mirë me këtë takim, me diskutimin që patën. Diskutimi është baza për gjetjen e konsensusit. Ka edhe aktorë të tjerë si z.Meta që kanë ndihmuar të sjellin shpirtin e gjithëpërfshirjes në proces dhe kjo është gjë e mirë. Edhe në Europë ekzistojnë dy fjalë kyçe: dialog dhe konsensus. Kam besim se përmes dialogut konsensusi mund të arrihet, por kjo do të thotë se të gjitha palët, aktorët duhet të thonë mendimin e tyre dhe të përfshihen. Zgjedhja e një Presidenti të mirë dhe përmbushja e reformave të BE janë të rëndësishme.
Për ju në këtë moment, Presidenti është më i rëndësishëm?
Shpresoj që jo. Në përgjithesi zgjehdja e presidentit është një kërkesë më vete, nuk është një prioritet i 13 kyç, por është diçka që tregon vullnetin politik për të dialoguar, për të bërë progres në rrugën demokratike. Ne flasim për prioritete kyçe. Ka një listë me to që duhen arritur, në mënyrë që Shqipëria të bëjë progres në rrugën europiane. Nëntorin e vitit të kaluar u arrit një marrëveshje, ajo që ne e quajmë Marrëveshja e Nëntorit, që u fokusua në disa reforma. Ne besojmë se reformat duhet të vazhdojnë dhe shpresojmë të kryhen në një kohë të shkurtër.
Le t’ua shpjegoj keshtu. Ju e dini historine e doktor Faustit kur mesnata afrohej. Mesnata jonë është tetori. Ne besojmë se 12 pritoritetet
kyçe, duke nisur nga reformat e kërkuara, duhet të mbyllen shpejt, sepse nuk keni shumë kohë.
Nuk jeni i bindur?
Jam krejtesisht i bindur
Çfarë pret të shohë apo dëgjojë Sanino në vizitën e pritshme në Shqipëri?
Më lejoni të të shpjegoj sepse jemi miq prej 30 vjetësh dhe mendoj se njihemi mirë, unë e di si mendon dhe di se çfarë pret ai dhe komisioneri Fyle presin. Ata presin që Shqipëria të ecë përpara në zbatimin e marrëveshjes së Nëntorit. Sanino po vjen kryesisht për të treguar konkretisht se BE është këtu për të asistuar, që të beni edhe miljen e fundit (rrugën e fundit) që duhet, në mënyrë që të mbyllet tani marrëveshja e Nëntorit, që fokusohet kryesisht te reforma elektorale dhe ajo e procedurave parlamentare. Ne presim të shohim vullnetin e fortë që çoi në marrëveshjen e Nëntorit, që reformat të përmbyllen.
Ambasador, nëse z.Sanino nuk e sheh situatën shumë bindëse, do t’i nxiste ai më tej politikanët?
Unë besoj se të gjithë aktorët politikë në Shqipëri janë të bindur se duhet të bëjnë atë që duhet për integrimin. Integrimi në BE është prioritet, është objektiv kryesor, por mbi të gjitha në interesin kombëtar, sepse ne po flasim për të qenë të sigurtë se rruga për në BE do të jetë e shkurtër, se Shqipëria do të jetë në gjendje të përshpejtojë procesin e afrimit me Europën, që është mbi të gjitha në interes të njerëzve. Unë kam besim se klasa politike është e ndërgjegjësuar, sepse është në interesin e njerëzve që t’i bashkoheni shpejt Europës.
(e.m/GSH/BalkanWeb)