E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX paralajmëron: Do ju arrestojmë nëse pengoni lëvizjen në veri

PRISHTINË- EULEX paralajmëron serbët se do të arrestohen të gjithë ata që pengojnë lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës. Misioni i BE-së i ka cilësuar të papranueshme kushtëzimet që strukturat paralele serbe i kanë bërë këtij misioni në lidhje me ndalimin e lëvizjes së lirë në veri të Mitrovicës.

“Bllokimi i rrugëve, sulmi ndaj zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe nxitja e dhunës, janë vepra të paligjshme dhe si të tilla, mund të cojne deri tek arrestimi apo ndjekja penale e personave të përfshirë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

Me këtë rast, EULEX ka rikujtuar se “duhet të ketë liri të lëvizjes të pakushtëzuar në gjithë territorin e Kosovës e veçanërisht në veri”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›