E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta e Big Brother: Nuk do bashkohem me PS-në, smë ka ftuar njeri

Genta e Big-Brother në një intervistë për Tirana Observer ka kërkuar të rrëzojë të gjitha hipotezat që janë hedhur së fundi mbi të. Ajo e nis që nga pjesëmarrja e saj tek Partia Socialiste, ku thotë që asnjë nuk e ka ftuar të bëhet pjesë e kësaj partie, pavarësisht se ajo do të donte. Më pas ajo thekson se nuk do të largohet në Greqi për shkak të fotove, por do shkoj atje për të takuar të afërmit dhe për pushime. Ajo hedh poshtë edhe akuzat e ish të dashurit të saj. Ajo sqaron edhe takimin me këngëtarin Stresi. Në fund Genta thekson se pas pushime do të rikthehet të jetojë përfundimisht në Tiranë.

Genta në media është shkruar se ju keni deklaruar se do largoheni nga Shqipëria për të jetuar në Greqi si pasojë e fotove të publikuara, vërtet do të largoheni?

Nuk është e vërtetë! Unë do shkoj në Greqi për qejfin tim dhe për të takuar të afërmit e mi, pasi nuk kam i kam takuar. Gjithashtu do shkoj në Greqi për tu qetësuar pak nga një eksperiencë e bukur si ajo e Big-Brother-it.

Gjithashtu ju keni thënë se do bashkoheni me Partinë Socialiste? Kjo është vetëm një dëshirë e juaja apo ju është propozuar nga dikush në Partin Socialiste kjo pjesëmarrje?

Dëshirën e kam pasur që kur kam qenë brenda në shtëpi dhe këtë gjë e kam deklaruar që aty. Por mund të them se nuk më është propozuar akoma nga ana e tyre, por me kënaqësi do pranoja një gjë të tillë. Ato që janë thënë janë thjesht thashetheme te medias së shkruar dhe elektronike që kanë thënë, e vërteta është siç po ua them juve.

Është e vërtet se keni kërkuar një takim me rreperin Stresi,për shkak të vëllait tuaj dhe të ardhmes së tij në muzikë.

Po është e vërtet jam takuar me Stresin, për arsye të tim vëllait,nga ana e një mikut tim të përbashkët,ku kemi diskutuar rreth tim vëllai. Ëndrra e vëllaçkos tim ka qenë që të ketë një bashkëpunim me të dhe unë doja që kjo ëndërr ti plotësohej dhe ti bëhej realitet. Kjo ishte arsyeja përse e takova rreperin e njohur Arkimed Lushin ose ndryshe Stresi.

Ish i dashuri juaj ka deklaruar në media se ju e keni marrë me numër të fshehtë në orët e vona të natës? Sa e vërtet është kjo?

Jo, aspak! Nuk i kam rënë në orët e vona, nuk është e vërtet fare kjo gjë. Absolutisht jo që sështë e vërtet, janë thjesht thashetheme dhe gënjeshtra të cilat nuk janë të vërteta.

Ju keni deklaruar se i keni bërë fotot me dëshirë dhe se nuk i ke lënë porosi Rubensit për ti nxjerr, mos ka qenë strategji nga ana juaj?

Po unë e kam deklaruar shpesh herë se i kam bërë ato foto kur kam qenë e lidhur me të. Nuk ka qenë strategji fare, thjesht dëshira ime në atë periudhë.

Tashmë që Big-Brother mbaroi, me se do të merreni?

Do shkoj në Greqi me pushime dhe të shijoj rrezet e diellit ne plazhet atje. Më pas do kthehem të jetoj përfundimisht në Tiranë për të shqyrtuar të gjitha ofertat dhe për të filluar një jetë të re të bukur në kryeqytet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›