SHBA: Nikoliç s'mund të mohojë gjenocidin në Srebrenicë
SHBA- Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje për deklaratën e bërë nga presidenti i ri i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikolic, me të cilën ai e mohon gjenocidin në Srebrencië.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësi u Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner thekson se “gjenocidi në Srebrenicë nuk është përcaktim subjektiv, por është akt i definuar kriminal, të cilin e ka konfirmuar Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë, në vendimet finale dhe obliguese në shumë raste”,-raporton Europa e Lirë.
Zoti Toner thotë se “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, poashtu, ka konkluduar se gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë dhe se kjo nuk mund të mohohet”.
“Presidenti Nikolic ka mundësi që të krijojë ton konstruktiv brenda në rajon, por deklaratat e tilla të pabaza lidhur me Srebrenicën dhe krimet e tjera të luftës, janë kundërproduktive në promovimin e stabilitetit dhe pajtimit në rajon”,- thuhet në deklaratën e zëdhënësit Toner.
(e.m/BalkanWeb)