BE: “Shpresojmë që dialogu të sjellë rezultat pozitiv”
Autori i Lajmit: Redaksia
Nisja e dialogut mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama është një shans i mirë për zgjidhjen e ngërçit politik. Ky është reagimi më i fundit i ardhur nga Bashkimi Evropian, i cili po i ndjek me mjaft interes zhvillimet politike në Shqipëri. Pas deklaratave të shumta të ndërkombëtarëve, mbi këtë situatë, zyra e Komisionerit të ri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, në një komunikatë për shtyp, vlerëson nisjen e bisedimeve mes dy partive më të mëdha në vend. E pyetur mbi tryezën e dialogut pozitë-opozitë, Angela Filote, zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, është shprehur se Brukseli shpreson që dialogu do të sjellë një rezultat pozitiv. “Komisioneri Stefan Fule po ndjek shumë afër situatën në Shqipëri dhe ne duam të shohim progres”, - ka deklaruar ajo. Deklaratat më të fundit të ardhura nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës kanë inkurajuar dialogun mes mazhorancës dhe opozitës dhe i kanë bërë thirrje Partisë Socialiste në veçanti ti japë fund bojkotit e të kthehet në Parlament. Në të gjitha deklaratat e presidentit të KE-së, Jerzi Buzek, zëvendëspresidentit Libor Rouçek dhe eurodeputetëve, vihet theksi tek rezoluta e Parlamentit Evropian, që i ka bërë thirrje opozitës shqiptare ti japë fund bojkotit të Parlamentit dhe i kërkon asaj të kryejë detyrën e saj kryesore që është përfaqësimi i votuesve të saj në legjislativ. Por nga ana tjetër Rouçek ka shtuar dhe se Qeveria duhet të pranojë hetimin e zgjedhjeve, madje edhe duke mundësuar hapjen e pjesshme të kutive të votimit. Megjithatë, dhe ndërkombëtarët e kanë përqendruar vëmendjen e tyre tek tryeza e Topit për të mësuar mbi zgjidhjen e krizës.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010