Berisha nuk tërhiqet: “Negociata vetëm për çështje politike”
Autori i Lajmit: S. Topi
Në ditë para takimit të dytë me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, por këtë herë kokë më kokë me të, Kryeministri Sali Berisha deklaron se pranon negociata vetëm në nivel politik. Berisha e konsideroi si serioze dhe pozitive tryezën e Topit dhe i kërkoi Kreut të Shtetit të gjejë pikat e takimit, por ndërkohë shtoi se nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave. Gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha pohoi se i ka kërkuar kreut të opozitës të listojë të gjitha problemet konstruktive. Ai ritheksoi se vendimi i gjykatave, pasi jepet, nuk është më problem mes palësh, por është një gjykim që nuk mund të diskutohet. Me këtë rast Berisha kujtoi vendimin e gjykatës për Fierin, ku Partia Demokratike pretendoi se kishte fituar një mandat.
Bashkëpunimi
“Edhe një herë mund tju them se unë e vlerësoj tryezën si një përpjekje serioze, pozitive dhe se ne shkuam aty të vendosur për të dhënë kontributin tonë më madhor. Ne mbetemi të vendosur për të dhënë kontributin tonë më madhor në zgjidhjen problemit të krijuar nga bojkoti i Parlamentit. Tryeza përfundoi duke i kërkuar Presidentit të vazhdojë më tej të eksplorojë mundësitë e konvergjencave midis palëve”, - deklaroi dje Berisha. Ai shtoi se ka shprehur vullnetin për tu ulur me opozitën dhe për të trajtuar një për një të gjithë listën e problemeve që ajo ka me Qeverinë, për qeverinë apo për PD. “Unë nuk dua të nxjerr detaje, meqenëse ato kishin një konfidencialitet, por ajo që kam deklaruar edhe jashtë takimit është se i kam kërkuar zotit Rama të listojë të gjitha problemet që ai konsideron se shumica duhet ti përgjigjet opozitës dhe unë jam plotësisht i gatshëm ti trajtoj me seriozitetin më të madh dhe mënyrën më konstruktive”, - tha ai. Berisha përsëriti se PD është totalisht dakord me rezolutën e Këshillit të Evropës, prandaj mirëpret amendimet e opozitës. “Opozita ti marrë, ti konvertojë në amendamente dhe ti instalojë në Kodin Zgjedhor. E garantova se ne jemi gati që të enjten që vjen të ngremë Komisionin Parlamentar dhe opozita të ketë shumicën në këtë komision për të hetuar të gjitha problemet që do të listojnë”, - tha ai.
Përplasja
Kreu i Qeverisë ka theksuar nga ana tjetër se kurrsesi nuk mund të diskutojë një vendim gjykate. “Gjykatat kanë vendosur dhe do të vendosin sa herë që palët ti drejtohen asaj, por vendimi i tyre, sapo jepet, nuk është më problem ndërpalësh, por është problem vetëm me gjykatën. Unë nuk i kam kërkuar asnjëherë, askërkujt, të trajtojë problemet tona me gjykatën”, - tha Berisha, ndërsa shtoi se nuk mundet që problemet që opozita ka me gjykatën ti bëjë probleme midis Qeverisë dhe opozitës. Berisha shtoi se nuk mund të vërë në diskutim këto vendime, edhe pse është i bindur se PD ka humbur një mandat në Fier. “A ka pasur ndryshim të rezultatit? Po, ka pasur ndryshim të rezultatit! Çdo shqiptar e di dhe duhet ta dijë se mandati i Fierit iu mor kësaj mazhorance duke zhvlerësuar 512 vota të komunës së Ruzhdies. Gjykata i zhvlerësoi se ato ishin me një vulë dhe vulën tjetër e kish marrë komisioneri socialist, i cili u zhduk gjithë ditën. Ne dhe zoti Rama kishim shkruar në ligj se fleta e votimit për të qenë e vlefshme duhet të mbajë vula dhe jo vulën. Edhe gjykatësit thanë se ne do të zbatojmë gërmën dhe jo frymën. Kjo është puna e tyre, por ama as kam thënë dhe as do të them ndonjëherë se mandatin ma grabiti Partia Socialiste. Jo, mandatin neve na e mori gjykata”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010