E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në polici, ikin shefi Rinasit dhe shefi i Rrugores

Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Reforma në polici ka prekur këtë herë policinë e kryeqytetit. Emërimet e reja kanë lëvizur nga poste drejtuese shefat e komisariateve më të rëndësishëm të Tiranës.
Dje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u bë prezantimi për transferimin dhe caktimin në detyrë të punonjësve të policisë, sipas urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Emërimet
Komisar Artan Osmani, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë, transferohet dhe caktohet Shef Sektori i Policisë Rrugore pranë Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë. Kryekomisar Fatos Kokalari, me detyrë Specialist në Sektorin e Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore, në Departamentin e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, transferohet dhe caktohet Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë. Kryekomisar Shkëlqim Doda, me detyrë Shef Sektori i Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë, transferohet dhe caktohet Shef Sektori pranë Drejtorisë Rajonale Kufirit & Migracionit Durrës. Kryekomisar Ervin Hoxha, me detyrë Shefi i Sektorit të Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, transferohet dhe caktohet Shef Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Qarku Durrës. Kryekomisar Krenar Ahmeti, me detyrë Shef i Sektorit të Forcës se Posaçme në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, transferohet dhe caktohet Shef i Sektorit të Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë. Kryekomisar Urim Rexhepi, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Rinas në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, transferohet dhe caktohet Shef i Sektorit të Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë.
Lëvizjet e fundit
Lëvizjet e fundit të kryera në kuadër të reformës në polici kanë ndodhur në nëntor të vitit që kaloi, ku emërimet e reja erdhën menjëherë pas dorëheqjes nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Premçit dhe zëvendësimit të tij, nga Hysni Burgaj. Policia e Shtetit ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes për shkak të reformës së vazhdueshme.

Kryekomisar Urim Rexhepi
Ulet në funksion, emërohet shef sektori i Policisë Rrugore

Kryekomisar Fatos Kokalari
Ngrihet në funksion, emërohet shef i Komisariatit të Policisë Rrugore

Kryekomisar Shkëlqim Doda
Ikën nga Policia Rrugore drejt asaj të Kufirit si shef sektori

Kryekomisar Ervin Hoxha
Nga shef i sektorit të rendit, emërohet shef sektori te Rrugorja

Kryekomisar Krenar Ahmeti
Nga shef sektori i Forcës së posaçme, emërohet shef i Sektorit të Rendit

Kryekomisar Urim Rexhepi
Nga shef i Komisariatit të Rinasit, emërohet në drejtorinë e Kufirit

Lëvizjet te Komisariati
i Rrugores, shkak aksidentet

Ndryshimet në Policinë e Shtetit kanë përfshirë më së shumti drejtues të sektorëve të rëndësishëm të Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor. Burime pranë këtij komisariati bëjnë me dije se ndryshimet janë kryer pas kritikave të Kryeministrit Berisha në analizën e fundit të policisë për aksidentet e larta. Duke ja vënë fajin pikërisht, drejtuesve të uniformave blu, të cilët nuk kanë qenë në lartësinë e duhur për parandalimin e tyre. Por, nga ana e Komisariatit të Policisë Rrugore kohët e fundit është parë një aksion i gjithanshëm për të gjobitur drejtuesit e automjeteve, të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Të tjerë ekspertë të policisë akuzuan se një fushatë e tillë bëhet me qëllim mbushjen e arkës së mbetur bosh të policisë.

Ky lajm është publikuar: 16/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›