BE Shqiperia nuk permbush kushtet per statusin e vendit kandidat
Komisioni europian njoftoi sot se Shqiperia nuk i ka permbushur kushtet per te marre statusin e vendit kandidat. Vendimi eshte bere sot i ditur ne Bruksel dhe ai shoqerohet nga nje analize e detajuar e zhvillimeve ne te gjitha fushat ne Shqiperi. Vendimi vjen nje dite pasi dje bashkimi europian miratoi heqjen e vizave per qytetaret shqiptare dhe ata boshnjake.
Komisioni Europian ka perpiluar nje dokument voluminoz prej 120 faqesh ne te cilin ai analizon ne menyre te detajuar te gjitha zhvillimet ne Shqiperi dhe perputhshmerine me kriteret e Kopenhagenit. Nder to sic edhe eshte paralajmeruar disa here te nje rendesie te vecante jane kriteret politike ku duket se ne pjesen me te madhe te tyre Shqiperia ka ngelur ne klase.
Efikasiteti dhe qendrueshmeria e institucioneve demokratike nuk eshte permbushur ne menyre te kenaqshme. Institucionet dhe procedurat parlamentare nuk funksionojne si duhet veren komisioni sipas te cilit Parlamenti nuk ushtron mbikqyrje efektive dhe kontroll mbi qeverine. Dialogu politik eshte konfrontues dhe jo konstruktiv jo vetem per shkak te ngercit politik qe zgjat qe prej zgjedhjeve te 2009. Qeveria dhe opozita ndajne pergjegjesine per arritjen permes nje rruge transparente dhe ne respekt te kushtetutes zgjidhjet e duhura per ecjen e vendit drejt integrimit europian cileson Komisioni. Situata aktuale politike sipas komisionit rrezikon polarizimin e thelle dhe te tejzgjatur me pasoja serioze persa i perket aftesise se klases politike per arritjen e kompromisit dhe gjetjen e konsensusit per reformat kyce.
Lidhur me zgjedhjet raporti i permbahet vleresimit te OSBE/ODIHR si dhe rekomandimeve te bera prej tyre per te cilat raporti konstaton se nuk jane perkthyer ende ne nje reforme te kenaqshme elektorale e nevojshme per zgjedhjet e ardhshme administrative qe do te mbahen ne 8 maj 2011.
Nje verejtje qe perseritet prej vitesh lidhet me administraten publike ku flitet per nje sherbim civil shume te politizuar emerime ne mungese te transparences dhe ndryshime te shpeshta stafesh. Raporti veren me shqetesim situaten ne drejteise funksionimin efikasitetin dhe pavaresine e gjyqesorit. Mos respektimi nga ana e qeverise i vendimeve te Gjykates Kushtetues dhe votimi politik i kandidaturave te Presidentit te Repubblikes per Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte perbejne shqetesim pasi ato sfidojne parimet themelore si pavaresia e gjyqesorit dhe respektimi i shtetit te se drejtes shkruhet ne analizen e Komisionit.
Gjyqesori megjithate konsiderohet si nder sektopret me te prekur nga korrupsioni gje e cila sipas Komisionit Europian ve ne pikepyetje pavaresine e gjykatesve. Gjykimi i rasteve me profil te larte per akuzat per korrupsion jane te rralla si edhe kur hetohen ne pjesen me te madhe ata nuk ndeshkohen. Ka patur raste kur hetimet kane perfunduar por procesi eshte shtyre per motive proceduriale dhe ne fund eshte pezulluar per shkak te imunitetit te te akuzuarit gje e cila kontribuon ne perceptimin e pergjithshem se figurat e niveleve te larta nuk ndeshkohen per shkak te pushtetit te tyre politik dhe ekonomik shkruhet ne opinionin e Komisionit.
Per korrupsionin vleresohet se megjithe hapat e bere ne kuadrin ligjor per luften ndaj ketij fenomeni ai eshte i pranishem ne shume fusha dhe eshte nje problem vecanerisht serioz nje vleresim i njejte me ate te nje viti me pare. Kerkohet qe te deshmohet efikasitetit i strategjise antikorrupsion dhe i planit te veprimit qe te pasohet dhe me denime ne te gjitha nivelet ku konstatohet korrupsioni. Ne luften kunder krimit te organizuar njihen hapat dhe perparimi i bere si dhe vleresohet i pershtatshem kuadri ligjor dhe institucional te cilet megjithate sipas komisionit mbeten per tu provuar ne praktike ndersa hetimet e sukseshme duhet te pasohen edhe nga ndeshkime nenvizon Komisioni europian.
Ekonomia duket se eshte sektori qe ka marre edhe vleresimin me te mire ku vihet ne dukje fakti se vendi ka ruajtur rritjen pozitive pavaresisht krizes financiare globale. Megjithate ashtu si dhe Fondi Monetar nderkombetar ngrihet shqetesimi per nivelin e larte te borxhit publik dobesite e shtetit te se drejtes qe demtojne klimen e biznesit dhe per problemet qe lidhen me titujt e pronesise.