Kryeministri Berisha Integrimi i Shqiperise ne BE eshte nje proces i pakthyeshem

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha deklaroi se integrimi i vendit ne BE eshte nje proces i pakthyeshem. Ai dha mbreme nje konference te perbashket shtypi me Drejtorin e Ballkanit Perendimor ne Drejtorine e Komisionit Evropian per Zgjerimin Pierre Mirel i cili dorezoi ne Tirane Raportin me Opinionin mbi Shqiperine per vitin 2010.
Kryeministri Sali Berisha tha se Raporti do te shqyrtohet me detaje per te cuar me perpara me reforma te thella integrimin e vendit ne Bashkimin Europian i cili eshte nje proces i pakthyeshem. Ai tha se verejtjet e Komisionit Europian do te shnderrohen ne nje program pune per qeverine shqiptare.
Ne traditen e qeverise sime raporti i Komisionit Evropian shnderrohet ne nje program pune ne interesin me te mire te procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Kjo do te thote se te gjitha perparesite e percaktuara dhe te gjitha mangesite e evidentuara ne kete raport do te shnderrohen ne prioritete te qeverise time gjate muajve ne vazhdim dhe gjate vitit qe vjen - tha zoti Berisha.
Zoti Berisha tha se Shqiperia po punon qe ta meritoje me reformat e veta integrimin ne BE dhe deshiron qe ky process te jete plotesisht i bersueshem nga te gjitha vendet antare.
Procesi i integrimit te Shqiperise ne Europe eshte konsideruar dhe konsiderohet nga une dhe qeveria ime si nje proces kryekeput i bazuar ne performance dhe merite. Ne nuk kerkojme dhe nuk do te kerkojme nje proces jashte kredibilitetit. Mendoj se ne cdo gje duhet ta meritojme mbi bazen e reformave te thella e te gjithanshme dhe fryteve te ketyre reformave - tha zoti Berisha.
Ndersa drejtori i Ballkanit ne drejtorine e Komisionit Europian per Zgjerimin Pierre Mirel tha se per ceshtje te rendesishme si diskriminimi lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ligji ne Shqiperi eshte zbatuar gjeresisht.
Ekonomia shqiptare ka pasur rritje megjithe krizen globale ekonomike Marreveshja e Stabilizim Asociimit po zbatohet pa probleme.
Komisioni ka thene ne opinionin e tij qe nevojiten ende perpjekje te tjera ne menyre qe ne te ardhmen Komisioni Evropian te rekomandoje fillimin e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Komisioni ka renditur disa prioritete kyce per tu ndjekur - tha zoti Mirel.
Nje prioritet i rendesishem i cili duhet zbatuar eshte strategjia per reformen ne gjyqesor e cila mbeti pezull nje zbatim te efektshem i strategjise ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar te drejtat e prones jane diskutuar per shume kohe po ashtu lehtesimi i ligjit per antidiskriminimin dhe lehtesimin e integrimit te romeve ne shoqeri - tha zoti Mirel.
Ai tha se nje element shume i rendesishem eshte funksionimi i Parlamentit te Shqiperise.
Per shume muaj qe nga perfundimi i zgjedhjeve te shkuara nuk funksionon plotesisht. Dhe kjo eshte nje sfide e menjehershme. Ky eshte mendimi i Keshillit Europian dhe i Parlamentit Europian - tha zoti Mirel. Sipas tij nje parlament qe funksionon ashtu sic duhet eshte nje element kyc i kritereve politike te Kopenhagenit.