Kantrimen Pas raportit te BE-se partite te analizojne vetveten

Nderkohe ketu ne Uashington zevendes ndihmes sekretari i Shtetit per Evropen Tom Kantrimen thote se kur merren pergjigje te tilla negative vendet aspiruese duhette shikojne nga vetja. Zoti Kantrimen shprehu besimin se raporti eshte objektiv.
Prirja e natyrshme e nje nxenesi apo ne kete rast e nje vendi qe synon anetaresimin kur merr nje deftese me nota te keqia eshte qe te thote se profesori kishte qene i padrejte. Kjo prirje duhet te shmanget tha zoti Kantrimen.
Partite ne Shqiperi apo ne cdo vend tjeter duhet ta shqyrtojne me kujdes raportin dhe te analizojne vetveten dhe te pyesin vetveten A kemi bere te gjitha perpjekjet e nevojshme per te zgjidhur keto shqetesime qe na jane paraqitur nga nje organizate qe ne themi se e adhurojme. Kjo eshte sfida e tyre me e veshtire dhe ne do te shohim se cilat sisteme politike ne rajon jane te afta qe te shkojne para pasqyres dhe ta analizojne veten e tyre tha ai.
Kete koment zoti Kantrimen e beri ne nje aktivitet ne Uashington per marredheniet mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara per te cilin do tju njoftojme pas disa minutash. Ne kete forum mori pjese edhe Presidenti i Klubit per Politiken e Jashtme Veton Surroi. Zotin Surroi e kemi tani te ftuar ne studio.