BE: Shqiperia, progres i dukshem
Komisioni Evropian vlereson edhe progresin e arritur ne Shqiperi ne kuader te zhvillimit te reformave. Gjate nje konference per shtyp qe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka zhvilluar me shefin e njesise per Shqiperine ne drejtorine e Zgjerimit te KE-se, Dirk Lange eshte shprehur vleresimi dhe pergezimi i KE-se ne lidhje me reformat ne vend. Gjate konferences ne kuader te takimit te radhes te Task Forces Konsultative dhe Komitetit te Perbashket, qe zhvillohen ne Bruskel ne datat 4-5 dhjetor, Task Forca Konsulative (CTF) dhe Komiteti i Perbashket (Joint Committee), Dirk Lange ka theksuar edhe arritjet e Shqiperise ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, duke vleresuar faktin se problemet e ngritura po gjejne adresim te menjehershem, nepermjet strategjive dhe plan veprimit te miratuar tashme nga qeveria. Po keshtu nje tjeter reforme e vleresuar nga KE ka qene edhe ajo ne fushen e drejtesise. Nga ana tjeter eshte pergezuar edhe konsensusi mes dy partive te medha per ndryshimet ne nje sere ligjesh qe lidhen me pushtetin gjyqesor. Po keshtu, nga perfaqesuesi i KE-se u kujtua edhe rendesia qe ka per integrimin e Shqiperise, zhvillimi normal dhe korrekt i zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Ne fjalen e saj ministria e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi se qeveria shqiptare i kushton rendesi te madhe edhe monitorimit te planveprimit lidhur me korrupsionin, monitorim ky qe do te behet nga struktura ne nivel te larte administrativ. Ne lidhje me reformen ne sistemin e drejtesise, ministria Bregu kujtoi se buxheti i 2009 per gjyqesorin ka nje rritje te konsiderueshme rreth 3 here me shume, duke treguar se ne kuader te zbatimit te kriterit politik dhe standardeve evropiane, qeveria shqiptare ka prioritare reformen ne drejtesi. Nje pike tjeter qe u vleresua gjate diskutimit te djeshem mes pales shqiptare dhe asaj te KE-se ishte edhe plotesimi i standardeve per dy projekte, ate te informatizimit dhe modernizimit te gjendjes civile, shperndarjes se pasaportave biometrike dhe kartave te identitetit, bazuar ne rekomandimet e grupit konsultativ te fundit. Gjithashtu vleresohen arritjen ne fushen e menaxhimit te integruar te kufirit, vizave, migracioni dhe azili. Fatjona Mejdini