PD: Vendimi i Topit, i pamatur

Demokratet e cilesojne hap te pa menduar vendimin e kreut te shtetit per te rrezuar ligjin e ri zgjedhor te miratuar nga ana e Kuvendit disa dite me pare me konsensusin mes dy partive te medha. Nepermjet zedhenesit te Grupit, por dhe te kreut te tij, Patozi, Partia Demokratike ka reaguar diten e djeshme ne lidhje me kthimin qe Presidenti Bamir Topi i ka bere edhe Kodit te ri Zgjedhor te miratuar me 112 vota pro, nga PD dhe PS. Perfaqesuesit e partise me te madhe te mazhorances, nuk kane nguruar ta quajne veprimin e presidentit Topi si te pamatur, ndonese ende nuk kane marre nje vendim, ne lidhje me hapat e metejshme politike, qe do te ndjekin. Kryetari i grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi ka deklaruar per mediat se do te jete grupi parlamentar ai qe do te vendose per qendrimin e demokrateve ne kete ceshtje. Sipas kreut te ligjvenesve demokrate, eshte opozita qe e ka me ngut kete ceshtje, sepse mazhoranca nuk ka arsye per ta marre ceshtjen me nxitim, por do ta shqyrtoje ne kohen e duhur. Me i ashper ne kritikat ndaj presidentit Bamir Topi eshte shfaqur edhe zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, Aldo Bumci. Sipas tij, me rikthimin qe i beri ne Kuvend, presidenti Topi, Kodit Zgjedhor, u tregua i pamatur. Keshtu sipas Bumcit, nenet 8 dhe 9 te Kodit nuk e pengojne presidentin Bamir Topi te caktoje edhe daten e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. "Ky vendim i presidentit Topi per te kthyer Kodin Zgjedhor eshte nje vendim i pamatur, pasi 2 nenet ekzistuese 8 dhe 9 nuk e pengojne Presidentin te caktoje daten e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare", theksoi ish-ministri i Drejtesise, njeheresh zedhenes i Grupit parlamentar te partise me te madhe te mazhorances, Aldo Bumci. Nga ana tjeter ai nenvizoi per mediat se, Partia Demokratike, ashtu si ne hartimin e ketij Kodi, do te zgjidhte Partine Socialiste per te bashkepunuar ne lidhje me korrigjimet e mundshme qe mund te ndodhin ne nenin 8 dhe 9 te Kodit Zgjedhor. Ndonese perfaqesues te larte te Partise Demokratike jane shprehur kunder qendrimit te presidentit Topi, ne lidhje me mosdekretimin e Kodit te ri Zgjedhor, ende nuk eshte marre nje vendim zyrtar, ne lidhje me faktin nese keto nene qe kundershtohen nga Topi do te amendohen, apo do te lihen ashtu sic jane hartuar fillimisht. Dy dite me pare nga Londra, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli akuzoi Topin per vendimin e ndermarre, duke deklaruar se ai ishte bashkuar si gjithnje me pakicat, per te kryer kete akt te pashembullt, te cilin as mbreteresha Elizabeta e Dyte nuk do ta kishte ndermarre. Dy dite me pare presidenti Topi me ane te nje dekreti presidencial kthehu ne Kuvend kete ligj, me argumentin se ai krijon mosperputhje kohore me Kushtetuten per kryerjen e aktit te percaktimit te dates se zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, qe do zhvillohen ne qershor 2009.