E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet 96 vjetori i Forcave te Armatosura Shqiptare

Festohet 96 vjetori i Forcave te Armatosura Shqiptare. Ne vazhdim te festimeve te Dites se formimit te Ushtrise Shqiptare, ne Qendren Kulturore eshte zhvilluara sesioni jubilar: "96 vjet Forca te Armatosura te Republikes se Shqiperise". Shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneral brigade Maksim Malaj, ka vleresuar dhe nderuar punen e mijera ushtarakeve shqiptare te te gjithe brezave dhe kontributet profesionale e njerezore, nje pjese e te cileve sakrifikuan dhe jeten e tyre. Zv.Ministri i Mbrojtjes Petrit Karabina ka percjelle per te pranishmit urimet per kete dite edhe ne emer te ministrit te Mbrojtjes Gazmend Oketa. "Ne jemi ne nje pozicion sa delikat aq edhe te rendesishem per Shqiperine. Vetem pak muaj na ndajne nga anetaresimi i plote ne Aleance, ndaj na dalin perpara detyra te cilat duhen permbushur me perpikemeri dhe pergjegjshmeri te larte", tha Karabina. Ne emer te Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura dhe Presidentit te Republikes se Shqiperise Bamir Topi foli perfaqesuesja ushtarake, nenkolonele Manushaqe Shehi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›