E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Elizabeta II do te firmose NATO-n"

Mbreteresha Elizabeta e Dyte do te firmose Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Lajmi konfirmohet nga kryetarja e parlamentit Shqiptar Jozefina Topalli e cila ndodhet ne diten e dyte te vizites se saj ne Londer. Topalli ka zhvilluar sot takime me nje pjese te rendesishme te anetareve te Kabinetit te Kryeministrit Braun, ka mbajtur nje referate mbi integrimin euro-atlantik te Shqiperise, ne London School of Economics and Political Science, ndersa ka qene e ftuar nderi e Kryetarit te Dhomes se Komuneve, Michael Martin. Ajo ka referuar mbi zhvillimet historike dhe demokratike te vendit tone. Kryetarja e Kuvendit, beri fillimisht nje ekspoze te historise se veshtire te kombit shqiptar per pavaresi e liri, ne rrjedhen e konflikteve te ashpra ne Ballkan, dhe mbijeteses se saj, nga nje prej diktaturave me te egra te komunizmit. Me pas kryetarja Topalli foli edhe per prespektiven evropiane te vendit tone, ne kuader te reformave te ndermarra ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›